Goditja e makinës së policisë në Elbasan, ishte 'burgosur' në shtëpi, por lëvizte me armë, arrestohet/ VD

ELBASAN-Arrestohet nga policia për armëmbajtje pa leje Kelmend Xhaferri 36-vjeç. Ai u prangos gjatë një kontrolli mbrëmjen e djeshme në lagjen '5 Maji' në qytetin e Elbasanit në kuadër të operacionit për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.  Xhaferri  ishte në masën arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë për incidentin e një viti më parë ku u përplas makina e policisë, pasi iu gjet një armë pa leje, por lëvizte i lirë me 'Porsche' në mes të qytetit. Në momentin e ndalimit nga policia mbërmë, ai hodhi armën dhe tentoi që të largohet, por u prangos. Report sjell pamjet e momentit të arrestimit të tij.


Pistoleta që ju sekuestrua Klement Xhaferrit

Në lagjen "5 Maji" në rrugën "Lef Nosi", Elbasan, shtetasi Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, i cili drejtonte një automjet tip “Porsh” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s'ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porsh”.

Policia e Elbasanit


Momenti i arrestimit të Kelmend Xhaferrit


Makina me të cilën po udhëtonte Klement Xhaferri kur u ndalua nga policia

Xhaferri është një person me precedent penal, pasi u ndalua në shtator të 2017 pas incidentit ku u përplas makina e zv/ drejtorit të policisë  te Tregu Agro Ushqimor në lagjen "Dyli Haxhire".

Kelmend Xhaferri vitin e kaluar u arrestua, pasi së bashku me Ledio Zabelin dhe Valmir Dedjan iu gjetën lëndë narkotike, armë zjarri pa leje si dhe kanë kundërshtuar policinë gjatë ndërhyrjes për të ushtruar kontroll në ambientet e tregut agro-ushqimor.

Ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”.

Por pavarësisht se gjykata kishte vendosur masën arrest shtëpie, ai lëvizte sërish i lirë, madje i armatosur duke u arrestuar. Ende nuk dihet nëse ky person që ishte me arrest shtëpie kishte të vendosur sinjalizues apo edhe polic që kujdesej për thyerjen e masës së arrestit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
I pari majtas Kelmend Xhaferri vitin e kaluar ne gjykate

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 17/05/2018 10:22

    Me një makinë të tillë për një vend si Shqipëria të nivelit të ulët të jetesës, ku ligjërisht nuk mund të kesh, sigurisht që do të të ndalojnë. Makinë të tillë nuk blihet dot në BE edhe me rrogë mujore 3000 euro, imagjino në Shqipëri.. Por populli thotë: “edhe dhi e zgjebur, edhe bishtin përpjetë” Po të qarkullonte me ndonjë makinë të zakonshme të vjetër, askush nuk do dyshonte për ta ndaluar.

    Përgjigju
    • Loran: 17/05/2018 15:12

      O ti 5 Maji ubet ju gabelet e cerrikut gango aman

    • 5 maj: 17/05/2018 13:31

      Ai qe e ka bler ate makin ka punuar per ta bler ti shif veten tate qe merresh me hallet e njerezve mos shif car kan bler njerzit o kafsh

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao

VIDEO/ Myrto Uzuni e nis nga stoli, Granada barazon 1-1 me Athletic në Bilbao