Vrau në moshën 15-vjeçare/ Plagoset me granatë në lokalin e tij Albert Alterziu, dyshohet për hakmarrje (VIDEO)

ELBASAN - Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në lagjen "Partizani" në Elbasan, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari.

32-vjeçari, Albert Alterziu, ndodhej në ambjentet e lokalit kur është hedhur granata e dorës dhe më pas është transportuar në Spitalin e Elbasanit. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetën.  

Burime për Report Tv thanë se ngjarja dyshohet të ketë motive hakmarrje. Kjo pasi 32-vjeçari në moshë minorene ka qënë i dënuar për një vrasje. Ngjarja daton në vitin 2001, kur Alterziu, në moshën 15-vjecare, ka vrarë bashkëmoshatarin e tij Elton Shuli. Për vrasjen Alterziu u dënua me 10 vite burg, por bëri vetëm 7 për shkak të moshës minorene. Ndërkohë, Albert Terziu është plagosur edhe në vitin 2013 gjatë një konflikti me thika në qytetin e Elbasanit. 

Ai njihej si njeri problematik në qytetin e Elbasanit.

Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon mbi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. 

Njoftimi i plotë:

Elbasan 

Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit në lagjen "Partizani", Elbasan në ambjentet e një lokali është hedhur një granate dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen