Elbasan, humb jetën në llixha një 60 vjeçare nga Kosova, në gjendje të rëndë bashkëshorti

Elbasan, humb jetën në llixha një 60 vjeçare nga Kosova, në gjendje të rëndë bashkëshorti

Foto ilustruese

ELBASAN- Një 60 vjeçare nga Kosova ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit tek sa qëndronte në lixhat termale të Treganit në Elbasan. Ende nuk dihet se kush ka qenë shkaku i vdekjes së 60 vjeçares, me iniciale E.I.

Ndërkohë që burri i të ndjerës 70-vjeçari, me iniciale J.I. është shoqëruar për në Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa trupi i të ndjerës në Morgun e Qendrës Spitalore Elbasan.

Çifti i moshuar kishte prenotuar në një hotel pranë lixhave ku edhe do të qëndronin për rreth 10 ditë.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Elbasan 

Informacion paraprak 

Më datë 31.10.2018, rreth orës 03:30 në Spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeçe , banuese në Plloshan Kosovë si dhe në gjendje të rëndë shëndetsore bashkëshorti i saj shtetasi J. I., 70 vjeç, banues në Plloshan Kosovë, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç. 

Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune .

Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Vdekja e 60-vjeçares në llixha të Elbasanit, mjeku ligjor dhe pronari merren në pyetje

Pasditen e së mërkurës është shoqëruar në Polici mjeku dhe pronari i llixhave ku humbi jetën në orët e para të mëngjesit 60-vjeçarja me inicialet E.I.

Sipas deklaratave të mjekut ligjor, në trupin e të ndjerës nuk janë konstatuar shenja dhune, e kësisoj mendohet paraprakisht se ajo ka vdekur aksidentalisht. 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale