Elbasan, Inspektoriati Shëndetësor mbyll disa ambiente spitalore jofunksionale

Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor ka zhvilluar inspektime mbi shërbimin shëndetësor në qarkun e Elbasanit, ku nuk kanë munguar edhe masat administrative. Ky inspektoriat pasi pa nga afër situatën, vendosi të mbyllë provizorisht disa ambiente jo funksionale në spitalin e Librazhdit, Peqinit, pediatrinë e qytetit të Elbasanit si dhe disa ambiente në pavionin e infektivit.  

 Duke qenë se këto ambiente  nuk kanë qenë të përdorshme prej kohësh u pa e nevojshme të mbyllen që të mos konsumohen edhe më, duke parë edhe gjendjen e amortizuar në të cilën ato ndodhen prej kohësh. Në prag të hapjes së sezonit turistik, Inspektoriati shtetëror shëndetësor ka marrë masa edhe për inspektimin e bizneseve konsumuese, si hoteleri, bare, fast-foode etj.

Kryeinspektorja Areti Buruku

Në lidhje me mbylljen e ambienteve pranë spitalit rajonal në Elbasan, drejtorja e këtij institucioni, Desantita Tahiraj jashtë kameras ka theksuar se nuk është në dijeni të masës së ndërmarrë, pavarësisht se Inspektoriati shtetëror shëndetësor thotë se ka kohë që ia ka çuar vendimin.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë