Elbasan/ Makina përplaset me një autobot karburantesh, plagoset drejtuesi i mjetit

Elbasan/ Makina përplaset me një autobot karburantesh, plagoset drejtuesi i mjetit

Makinat, të cilat u përfshinë në aksident

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik. Një makinë me drejtues F.T., 60 vjeç , banues në lagjen "Shënkoll", Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Man –Kamion", me targa EL 4817P, është përplasur me mjetin tip "Volswagen" , me targa AA 325 DA, me drejtues B.S., 30 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit me targa me targë AA 325DA, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti dyshohet se ka qenë në parakalim në momentin që është përfshirë në aksident. Ndërsa autoboti tjetër megjithëse ka frenuar nuk ka mundur të evitojë përplasjen e fortë, nga e cila  është shkatërruar pothuajse plotësisht makina. Ndërsa policia e Elbasanit ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit si dhe po punojnë për disiplinimin e trafikut, i cili u bllokua përkohësisht.

Informacion Paraprak 

Në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji, shtetasi F.T., 60 vjeç , banues në lagjen "Shënkoll", Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Man –Kamion", me targa EL 4817P, është përplasur me mjetin tip "Volswagen" , me targa AA 325 DA, me drejtues shtetasin B.S., 30 vjeç , banues në Elbasan. Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit me targa me targë AA 325DA, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët