Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit, burg Dekanit dhe shefes së Departamentit, lirohet pedagogia

ELBASAN-Gjykata ka vendosur masat e sigurisë për 7 të arrestuarit për korrupsion pak ditë më parë. Në burg pa afat ka mbetur Dekani i Universitetit Albert Riska, për shefen e Departamentit të Gazetarisë Elvira Lumi gjykata vendosi arrest me burg 60 ditë, ndërsa pedagogia Eriola Calja u la në arrest shtëpie. Në arrest shtëpie janë lënë edhe studenti Adem Ngjela dhe njëri nga sekserët, ndërsa studenti tjetër Marjus Calja me sekserin Petrit Kodra janë lënë në burg.

Pedagogët e Universitetit të Elbasanit  u arrestuan, pasi akuzohen se u merrnin para studentëve në këmbim të notave kaluese. Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Albert Riska si dhe dy pedagoget Elvira Lumi dhe Erjola Calja u arrestuan dy ditë më parë së bashku me dy studentë dhe dy sekserë.

Burime kofidenciale bënë me dije se Shefja e Departamentit të gazetarisë Elvira Lumi pas arrestit ka pësuar gjendje shoku e lidhur kjo me sëmundjen e hershme për të cilën merrte edhe mjekim.  Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshohet se në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve. Aksioni në fjalë erdhi në prag të sezonit të provimeve. Ndërkohë mësohet se organi i akuzës vijon hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vetting: 12/05/2018 05:13

    Duhet të bëhet dhe në këtë sistem,se po të shkosh ne departamentet e universiteteve ne shkodër,është e vështirë të gjesh persona të pakorruptuar...por më mirë vonë se hic

    Përgjigju
  • Juristi: 11/05/2018 21:08

    Parimi i gjyqtareve sot: Te bejme keto leket e fundit edhe azil me shoket. O gjyqtarja me hallate, ne seancen e verifikimit mund te ndryshohet masa ne dy raste, 1 kur nuk eshte personi qe eshte caktuar masa, 2 per arsye shendetesore. Per Admirim Kalen, pompuesin e lsi kush nga kushtet e nxorri me arrest shtepiak?? Apo i kishte ngal nai lek nga grabitjet e fundit edhe ju respektoi...

    Përgjigju
  • saja: 11/05/2018 15:05

    Komenti(*)Keto jane vetem maja e ajsbergut ne UE. Korrupsioni fillon nga rektori Skender Topi e me rradhe.

    Përgjigju
  • Kaleshi mersepes: 11/05/2018 14:34

    Po çfar bëjnë këshu kta njërëz po kan ndonjë fije ndërgjegjje kta njerëz po nuk mendojn për këtë brez që po e shkatrojn . ZOTI I NDËSHKOFT .

    Përgjigju
    • Pashtriku: 12/05/2018 07:54

      Cfare lidhje ka Zoti ketu, lerejeni rehat se ka pune me te rendesishme. Tani, si pak denim si shume, e rendesishme eshte qe edhe arsimi eshte nen vezhgim tani.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS