Elbasan, PD i ngre në protestë për shkollën që u mbyll, nxënësit shqyejnë derën (VIDEO)

Mbyllja e shkollës në fshatin Mengël të Elbasanit ka ngritur në protestë nxënësit dhe prindërit. Sot, prindër dhe nxënës kanë shqyer dyert e shkollës 9-vjeçare dhe u futën brenda për të kundërshtuar transferimin e fëmijëve në shkolla të tjera. Të mbështetur edhe nga deputeti demokrat i zonës, Luçiano Boçi nxënësit thyen derën e hekurt dhe derën e jashtme dhe u futën në klasa.

Në profilin e tij të Facebook, deputeti demokrat ka postuar videot e momentit kur nxënësit thyejnë derën e jashtme dhe futen në ambientet e brendshme. Ka qenë vetë deputeti demokrat i cili ka filmuar të gjithë skenën si dhe ka inkurajuar nxënësit të futen me dhunë në shkollë. 

Shkolla është mbyllur me urdhër të posaçëm të Komisionit të Emergjencave, pasi dëmtimeve që pësoi nga tërmeti 2 vjet më parë. Projekti për rikonstruksionin është gati, por autoritetet lokale thonë se nuk është lëvruar fondi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë, e ndryshon në 'pozitive': Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike

Moody’s rishikon në rritje perspektivën e Shqipërisë, e ndryshon në 'pozitive': Investimet në turizëm po shtojnë qëndrueshmërinë ekonomike