Elbasan/ Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 22-vjeçari

Elbasan/ Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 22-vjeçari

Foto ilustruese

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Elbasan, pasi po qarkullonte me armë zjarri në qytet. Report Tv raporton se bëhet falë për Dritan Sulmina, 22 vjeç.

Policia u vendos në gjurmët e 22-vjeçarit pasi mori informacion nga qytetarët se në lagjen “Luigj Gurakuqi” një person mund të kishte me vete armë zjarri. Gjatë arrestimit në flagrancë, Sulminës iu gjet në çantë një armë zjarri tip pistoletë me 11 fishekë, të cilën e posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht edhe O.Zabeli, 40 vjeç, banues në lagjen "Luigj Gurakuqi" Elbasan, për veprën penale "mos kallëzim krimi".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranē Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë