Elbasan/ Rruga që lidh 15 fshatra dhe parkun e Funarit e rrezikshme, banorët: Askush nuk na është përgjigjur

Rruga e ndërtuar në gusht të vitit 2014 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Banka Evropiane në të cilën kalojnë mbi 15 fshatrat: Braneshë, Bixellë, Krabë e Vogël, Letan etj është një problematikë e cila rëndohet dita ditës.

Gjatë vëzhgimit të bërë nga kamera e Report Tv është konstatuar se në një gjatesi prej 4.6 km ka probleme të shumta përsa i përket rrëshqitjeve të dherave gurëve dhe shembje të karrexhatës së rrugës, kryesisht në tre zona të cilat janë problematike për udhëtarët duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Sinjalistikat që duhet të tregojë rrezikun në këtë rrugë mungojnë totalisht dhe vetëm disa blloqe betoni janë ato që paralajmërojnë rrezikun.

Është shumë e rrezikshme sepse edhe shëmbet. Bien edhe gurë. 

Drejtues mjeti 

Nuk ka as tabelë, as kufizim shpejtësie. Asgjë. Është shumë e rrezikshme. Kemi bërë edhe kërkesë që të rregullohet por nuk kemi marrë asnjë reagim.

Drejtues mjeti 

Vlera e këtij segmenti që të dërgon dhe në zonën turistike të Funarit ishte 22 milion lekë, por me shembjet që kanë ndodhur kjo rrugë është thuajse jashtë çdo standarti dhe shumë e rrezikshme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldo_Kozarja: 02/12/2018 02:21

    Rruge qe ka prob,por ka rruge. Pse nuk merres me prob e verteta te qytetit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’