Elbasan, ujërat e zeza bashkohen me të bardha/ Bashkia refuzon të përgjigjet

Rreth 30 familje në Bradashesh të Elbasanit të cilët jetojnë në lagjen e njohur ndryshe “Uzina e 12-të” ankohen se ujërat e bardha janë bashkuar me të zezat, duke rrezikuar shfaqjen e ndonjë epidemie. 

Tashmë që temperaturat kanë nisur të rriten dhe para kemi stinën e verës rreziku është edhe më i madh në lagjen “Uzina e 12-të” në Bradashesh të Elbasanit. Situata paraqitet më problematike për familjet e kateve të para dhe ata që kanë shtëpi përdhese. Qytetarët theksojnë:

Për këtë problem i jemi drejtuar Njësisë Administrative dhe Bashkisë, por deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje pozitive.

Qytetarët e Elbasanit

Ndërkohë ashtu siç duket nga pamjet situata është serioze, ndërsa zona kundërmon erë të rëndë.

Pak më tutje gjendet zona e kantierit të prodhimit. Këtu kanalizimet e ujërave të zeza nuk ekzistojnë fare.

Qytetari i Elbasanit

Në lidhje me shqetësimin e banorëve, Report TV u interesua në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve në bashkinë e Elbasanit, por ky institucion refuzon të jap përgjigjen.

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?