Elbasan/ Vdes në burg njerku monstër, përdhunoi vajzën e gruas që 6-vjeçe (Historia tronditëse e çiftit)

Elbasan/ Vdes në burg njerku monstër, përdhunoi vajzën e gruas që 6-vjeçe (Historia tronditëse e çiftit)

Çifti i bashkëjetuesve Ilmi Hoxha dhe Selvi Yzeiraj

ELBASAN - Ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të Elbasanit, njerku monstër Ilmi Hoxha, 54 vjeç, i burgosuri që vuante dënimin me 23 vite në burgun e Peqinit, për përdhunimin e vajzës së bashkëshortes së tij, E. Yzeiraj. Këtë vepër penale ai e kreu në bashkëpunim me Selvie Yzeiraj.

Arrestimi i çiftit u krye në 12 shtator të vitit 2016. Gruaja së bashku me burrin me të cilin bashkëjetonte, abuzonin prej vitesh me vajzën e saj të vogël, e cila në atë kohë ishte vetëm 12 vjeçe. Por dëshmitë tronditëse tregojnë se ai kishte abuzuar me atë që kur ajo ishte 6 vjeçe. Vajza tregoi në polici në atë kohë se akti seksual kryhej në sy të nënës së saj. Një histori makabre që as në filmat horror nuk e sheh.

Më 16 shtator të vitit 2016 policia bën me dije se në pranga ka vënë shtetasit Ilmi Hoxha dhe Selvi Yzeiraj, 52 dhe 40 vjec, pasi kishin abuzuar seksualisht me vajzën, që gruaja kishte sjellë me vete.

Vajza sipas hetimeve rezulton e përdhunuar që në moshën 6-vjeçare. Në banesë të arrestuarve iu gjetën edhe 41.5 kg kanabis. Në fund të gjykimit Gjykata dënoi me 23 vjet burg Ilmi Hoxhën dhe me 18 vite Selvie Yzeiraj./Elbasani.info/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 09/12/2018 20:35

    Ishalla ka vuajtur mostra

    Përgjigju
  • LORA: 09/12/2018 10:07

    Lajm i mire.

    Përgjigju
    • Fredi: 09/12/2018 22:44

      Jola, njeriu deshe tê thuash......yyyyyyt!

    • Jola: 09/12/2018 13:53

      E paska vene drejtesine zoti.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rienergjizimi i PS, Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit e qarqeve

Rienergjizimi i PS, Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit e qarqeve