Elektronika në zgjedhje, këshilltari i OSBE: Nuk zgjidh shitblerjen e votave

Elektronika në zgjedhje, këshilltari i OSBE: Nuk zgjidh shitblerjen e votave

Foto ilustruese

Shitblerja e votave është një nga akuzat dhe pretendimet e partive politike, të cilat humbin zgjedhjet. Shitblerja e votave është reflektuar si shqetësim edhe në raportet e OSBE/ODIHR-it. Por, eksperti i OSBE/ODIHR-it dhe këshilltar i Lartë për Teknologjinë Steven Martin ka pohuar se teknologjia nuk e zgjidh problemin e shitblerjes së votave.

“Vetë teknologjia nuk e zgjidh problemin e shitblerjes së votës. Mund të kesh votim në internet dhe prapë të kesh probleme me shitblerjen e votës apo me votimin elektronik. Disa vende përdorin skanera dhe disa njerëz i kap ankthi, bëhen më nervozë, sepse në disa raste vota e tyre mund të shihet, pra e humb fshehtësinë, sepse po e vendosën gabim te skaneri mund të shihet për kë kanë votuar. Pra, kthehem tek ajo që po thosha më parë dhe, për sa i përket shitblerjes, nuk e zgjidh presioni ndaj votuesve në këtë kuptim. Në qendrat e votimit prapë duhet të futen brenda, duhet të votojnë dhe prapë, në disa raste do të ketë presion ndaj tyre. Cilado qoftë mënyra për të adresuar këtë problem duhet të shkojë përtej aspekteve të teknologjisë dhe duhet të ndiqet në mënyra të tjera, si përmes gjykatave, proceseve të tjera ose përmes forcimit të administratës zgjedhore. Pra, futja e teknologjisë nuk e zgjidh problemin e presioneve ndaj votuesit”, ka pohuar ai në mbledhjen e fundit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

Megjithatë, Steven Martin u shpreh se teknologjia mund të testohet në disa zona në 2021. “Do të fillojmë me prezantimin e 2021-shit. Nuk është shumë vite larg, por për hapat dhe fazat e zbatimit, pavarësisht se kur ndodhin zgjedhjet e ardhshme, duhet të keni mundësinë të kryeni një pilotim, një testim, për sa i përket zbatimit të teknologjisë. Kjo është thelbësore. Kjo do të jetë në shkallë të vogël, detyruese ose jo, dhe do ta keni mundësi për të testuar dhe vlerësuar këtë proces. Pra, pilotimi, blerja e pajisjeve, rregullimi i ligjeve, pilotimi dhe përdorimi i këtij pilotimi. Kjo duhet të kryhet para se të merret një vendim përfundimtar se si duhet të vazhdojmë me një hapje në të gjithë territorin. Pavarësisht viteve dhe zgjedhjeve, ka të bëjë me fazat që mund të bëni dhe faza e pilotimit duhet të jetë të paktën për një vit, për ta bërë siç duhet dhe të ketë mundësi të shikohet faza tjetër e procesit, që, patjetër, do të kërkojë një kohë edhe më të gjatë. Këtu i referohem skanuesve të fletëvotimit”, tha ai. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 12/08/2018 14:07

    FAKE NEWS NUK ESHTE E VERTETE VOTIMI ELEKTRONIK ESHTE E VETMJA PER TE VERTETESUAR VERTETESINE E VOTIMIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet