POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

“Eliminojmë rrezikun e tradhëtisë”, njihuni me çiftin që ndan shtratin me gra të tjera

Randy Elan Ram dhe e dashura e tij Kat Horton, (djathtas një femër e re në krahun e tyre)

Randy Elan Ram u lidh me Kat Horton, vetëm për faktin se ajo ishte biseksuale dhe në këtë mënyrë ai do të mund të realizonte të gjitha dëshirat e tij seksuale. 36-vjeçari u njoh me të dashurën e tij në një aplikacion para një viti dhe ja shpegoi këtë gjë.

Kat vinte nga një eksperiencë ku prej disa kohësh po takonte vetëm femra biseksuale dhe ishte shumë dakord me këtë gjë. Ajo është në rregull me këtë lidhje të hapur dhe dalin gjithmonë mbrëmjeve në kërkim të femrave të tjera biseksuale, që janë të gatshme të ndajnë shtratin me ta.

Elan rrëfen se mes tyre nuk ka xhelozi, shkruan "The sun". Ai shprehet se ka zgjedhur këtë mënyrë jetese pasi ka dëshirë të eliminojë rrezikun e tradhëtisë dhe në këtë mënyrë ai mund t’i realizojë të gjitha dëshirat e tij seksuale. 36-vjeçari ka edhe një djalë 10-vjeçar, i cili është shumë dakort për jetën e të atit dhe e shikon me entuziasëm lidhjen e tij me Kat.

fl.mi.
Komento