Elvana Hana paraqet dorëheqjen
asnjë emër zëvendësues

Elvana Hana paraqet dorëheqjen<br />asnjë emër zëvendësues
TIRANE- Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në vend, Elvana Haha,i kërkon ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj të miratojë dorëheqjen nga ky post.

Nëpërmjet një letre ajo i rendit arsyen se pse dorëhiqet nga kjo drejtori si dhe rendit në të njëjtën kohë edhe arritjet që ka patur ky institucion gjatë drejtimit të saj. “Bazuar në ligjin Nr. 10 383, datë 24.2.2011 “Për Sigurimin e detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”,në VKM Nr.600, datë 17.07.2013

“Për miratimin e Statusit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” si edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Administrativ të Fondit, më lejoni t’ju paraqes dorëheqjen time si Drejtore e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshë, të Kujdesit Shëndetësor”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Hanës drejtuar ministrit të Shëndetësisë. Ende nuk dihet se cili do të jetë emri që do të zëvendësojë këtë emër, nëse do të jetë një emër që vjen nga radhët e PS apo ndoshat nga LSI. Hana ka qenë në fokus të akuzave në drejtimin e këtij institucioni, për faktin se është dhe mbesa e bashkëshortes së ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Shkrimi u publikua sot (02.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!