Ëmbëlsirë 'raciste' për Meghan Markle, kompania gjermane kërkon falje

Ëmbëlsirë 'raciste' për Meghan Markle, kompania gjermane kërkon falje

Meghan Markle dhe pronci Harry

Një kompani gjermane ka kërkuar falje pasi ka postuar një imazh racist drejtuar Meghan Markle.

Bëhet fjalë për një ëmbëlsirë çokollate që është dekoruar me fustan të bardhë dhe kërkon të imitojë imazhin e Dukeshës së Sussexit gjatë dasmës me Princin Harry.

Posti i Super Dickman-it përfshinte titullin: “Çfarë po shikoni? A nuk doni të jeni sot si Meghan?”

Disa përdorues të mediave sociale thanë se imazhi i fshirë tani ishte “racist”.

Një zëdhënës i kompanisë e quajti postin “të turpshëm”.


(Postimi i Super Dickman për Meghan Markle)

Pasi përdoruesit e denoncuan postimin në faqen e Facebook të kompanisë, Super Dickmann ka shkruar: “Një falje e madhe! Bota e Super Dickmann është e gjallë dhe e larmishme dhe larg mendimeve raciste”.

Postimi është fshirë, por imazhet e tij kanë qarkulluar në mediat sociale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj

Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj