Emergjencë ambientale/ Qytetarët: Pylli i Qerretit varrezë plehrash dhe kantier ndërtimi (Fotot ekskluzive)

Kavajë- Qytetarët kanë denoncuar në Report Tv situatën skandaloze në pyllin e Qerretit në Bashkinë Kavajë, i kthyer në një vend depozitimi mbetjesh. 

Përmes fotove të dërguara, pushuesit dhe banorët e zonës shprehin shqetësimin për situatën e krijuar nga shkarkimi i inerteve dhe mbeturinave të ndërtimit nga kompania që është duke punuar për vendosjen e linjës së tensionit elektrik.

Siç edhe shihet nga kjo foto një pjesë e pyllit është shndërruar në një varrezë kazanësh plehrash, për firmën e cila ka fituat tenderin për pastrimin e qytetit të Kavajës.

Situatën në pyllin e Qerretit qytetarët e përshkruajnë si një katastrofë ambientale me një rrezik të madh për tu kthyer në vatër zjarri. Po ashtu mësohet se kompania KRONOS e cila është duke u marrë më rrjetin elektrik ka ndërtuar kantierin e saj brenda hapësirës së pyllit.

Në kantierin e saj kompania ka depozituar materiale elektrike lehtësisht të ndezshme në pyll pa asnjë masë sigurie. Banorët e kësaj zone thonë se kjo kompani nuk mjaftohet me kthimin e pyllit në kantier ndërtimi, por hedh edhe inerte ndërtimi në pyll. 

I pyetur në lidhje me këtë shqetësim kreu bashkisë Kavajë, Isa Sakja tha se kazanët e plehrave të lënë në pyll janë pronë e ish-komunës Golem dhe do të lëvizen me shpejtësi.

Ndërsa për çështjen e mbetjeve, zoti Sakja pohoi se ato merren dy herë në ditë por këto ditë ka patur një fluks të madh pushuesit dhe volumi i tyre është rritur.

Sipas kryebashkiakut të Kavajës banorët e kësaj zone janë të kënaqur me shërbimet që u ofrohen por ai ngre shqetësimin kur thotë se ata kanë 10 vite që nuk paguajnë asnjë taksë.

 

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 14/08/2018 12:46

    Fundërrinat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë