Emërimet e magjistratëve/ Balla fton opozitën t’i votojë në seancën e radhës: Detyrim i çdo force politike

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që të votojë gjatë kësaj jave ligjin që mundëson pranimet e reja në Shkollën e Magjistraturës, si dhe të emërohen 16 magjistratët e diplomuar. Ligji kërkon 84 vota që PS nuk i ka e vetme, ndaj Balla bën thirrje për konsensus.

Bëhet fjalë për një detyrim të qartë të çdo force politike të përgjegjshme, e cila sikurse bashkë kemi miratuar paketën e reformës në drejtësi dy vite më parë, kështu na duhet edhe tani të rivendosim këtë afat me qëllim që djem e vajza të shkëlqyer që mbarojnë studimet në drejtësi dhe që duan që karrierën ta vijojnë duke u përfshirë në sistemin e ri të drejtësisë  përmes kalimit të shkollës së magjistraturës.

Taulant Balla

Balla vlerësoi procesin e vettingut në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku evidentoi rastet e atyre që janë larguar nga sistemi.

Çdo ditë shohim përmes medieve sesi gjyqtarë apo prokurorë humbin të drejtën për të vazhduar për të qenë pjesë e sistemit. Ky është një hap i rëndësishëm, askush prej nesh nuk do ta kishte imagjinuar që paska qenë kaq e thellë dhe kaq e rëndë situata e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. 

Taulant Balla

Opozita është shprehur e vendosur për të mos e votuar ligjin për magjistrat e rinj duke hedhur poshtë çdo aludim se ka pasur bisedime mes PS dhe LSI për të siguruar votat e nevojshme. Në seancën e kaluar PD dhe LSI nuk morën pjesë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme