Emigrantët, Gentiloni nga Tirana
Shengeni rrezikohet, të bashkohemi

Emigrantët, Gentiloni nga Tirana<br />Shengeni rrezikohet, të bashkohemi
TIRANË - Shengeni dhe lëvizja e lirë është në rrezik sipas ministrit të jashtëm italian Paolo Gentiloni, nëse shtetet veprojnë me kokën e tyre. Nga Tirana në konferencë me homologun shqiptar Ditmir Bushati dhe serb Ivica Daçiç, ai doli kundër masave shtrënguese të 7 shtete të BE-së të cilat kanë vendosur të pezullojnë Shengenin. 
 
"Fluksi i emigrantëve duhet të administrohet në mënyrë të përbashkët nga BE. Azili duhet të përpiqemi të jetë një mekanizëm i përbashkët, edhe masat që merren në kufijtë e vendeve duhet të jenë të përbashkëta. Ekziston rreziku që të kemi një efekt domino, që vendimet e marra nga një vend të kenë efekt tek vendet e tjera, dhe të vë në rrezik Shengenin. Nëse nuk duhet të vëmë në rrezik Shengenin duhet të ndryshojmë rregullat e dublimit", tha ai. 

Shefi i diplomacisë italiane mohoi të dinte detaje për shkrimet në mediat italiane se Lazarati po financonte ISIS, por deklaroi se asnjë vend është imun ndaj terrorizmit.

Shqetësimi për rrezikun e radikalizmit dhe terrorizmit është një shqetësim i përbashkët për qeveritë tona. Një temë që qeveria shqiptare, italiane dhe serbe janë të angazhuara në vendet e tyre duke miratuar norma ligjore më shtrënguese, duke ndërhyrë ndaj kësaj çështje. Është një realitet që asnjë vend nuk mund të ndihet i mbrojtur. Duhet të kemi një përgjigje të përbashkët që të përfshijë strukturat tonë të inteligjencës në mënyrë të përbashkët. Jemi te shqetësuar ndaj këtyre fenomeneve dhe përpiqemi te bashkëpunojmë me qeveritë e vendeve. Unë nuk jam në gjendje të komentoj këtë çështje sepse më ka shpëtuar. Por e përsëris: E dimë të gjithë se rreziku i mungesës së stabilitetit dhe i radikalizimit është i pranishëm në realitetet tona, në metropolet e mëdha të vendeve perëndimore, nuk është një rrezik që duhet ta konsiderojmë se i përket vetëm disa vendeve. ka disa vende që janë më në rrezik, nuk është rasti i Italisë, Shqipërisë apo Serbisë, por problemi i prek të gjithë. Duhet të angazhohemi në luftën ndaj këtyre fenomeneve", - tha ai.

Ministri i jashtëm italian tha se ndihet krenar që është partneri i parë si për Tiranën ashtu edhe për Beogradin zyrtar.
 
"Këto takime që kryhen me sukses, është konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që ne kemi në të gjitha fushat, dhe kjo përbën dëshmi të marrëdhënieve pozitive. Italia është krenare që është partneri i parë si për Shqipërinë dhe Beogradin por gjithmonë mund të bëhet më shumë sa i përket zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike", - u shpreh Gentiloni.

Dy ministrat ndodhen në Shqipëri në kuadër të takimit të dytë trilateral, Shqipëri- Serbi- Itali.
 
Në këtë kuadër Ivica Daçiç u angazhua të shmangë konfliktet me fqinjët.
 
"Do të përpiqemi të shmangim çdo mungesë stabiliteti politik apo mungesë stabiliteti tjetër. Do të na duhet të zbusim marrëdhëniet tona nga ana politike. Do të donim të kishim marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët tanë dhe do të vazhdojmë me përpjekjet tona. Italia dhe Serbia kanë rënë dakord për një partneritet strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Shqipëria dhe Italia duhet t'i shfrytëzojmë për të zgjedhur edhe marrëdhëniet tona. Të kemi një komunikim reciprok dhe të biem dakord për hapat që do të marrim në të ardhmen. Është e rëndësishme që ne të fillojmë të jemi një rajon, jo si emër por të bëhemi vërtetë një rajon në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në të gjitha proceset ku ne marrim pjesë dhe strategjitë që kemi projektuar ne do të qëndrojmë pikë për pikë atyre që kemi rënë dakord, por nuk do të ketë realizim nëse ne nuk do të kemi potencialet financiare. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për financimin e projekteve me qëllim që t'i bëjmë të realizueshme. Të gjitha dallimet mes nesh t'i lëmë pas dhe të gjejmë një emërues të përbashkët.

Ndërsa për ministrin shqiptar, përmbushja e kritereve të be-së mund të sjellë këtë vit hapjen e negociatave. Bushati përcolli mesazhin se pesha që Italia ka në politikën ndërkombëtare duhet të shërbejë për Shqipërinë dhe Serbinë për të ndërtuar politika më produktive në rrugën që dy vendet kanë për tu integruar në Bashkimin Evropian.
 
"Italia ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe Serbinë, vend me peshë të konsiderueshme në politikën ndërkombëtare. Mundësi për Shqipërinë dhe Serbinë për të ndërtuar politika më produktive, dhe për të shpejtuar në integrimin evropian. Italia është partneri kryesor tregtar. Sfidë është si të kthehemi në një rajon të vërtetë nga pikëpamja politike ekonomike. Ramë dakord për të vijuar bashkëpunimin tre palësh, takimi i radhës do të jetë në Serbi për të zgjeruar gamën e bashkëpunimit në fusha si energjia që kanë interes më jetik për elementët e sigurisë, bashkëpunim në nivel ekspertësh për çështjet që kanë të bëjnë me ekstremizmin. I jemi mirënjohës Italisë për bujarinë e ofruar me studimet e fizibilitetit për projektet e infrastrukturës që mund të lidhin tre vendet tona". - tha Bushati. 

Të tre ministrat, diskutuan për sigurinë në rajon dhe projekte konkrete në fushën e energjisë dhe gazit. Takimi i radhës tripalësh pas Romës e Tiranës do të mbahet në vjeshtë në Beograd.

"E pres me kënaqësi takimin tjetër, ne do të vazhdojmë me diskutimet dhe me zgjerimin e marrëdhënieve tona. Nuk mjafton të takohemi vetëm një herë në vit, unë do përpiqem të organizoj një takim në vjeshtë. dhe një takim të ministrave të Energjisë sepse kemi projekte të përbashkëta, në fushën e gazit dhe na duhet të gjejmë burime të tjera. Ishte kënaqësi e madh të isha këtu sot, pres me kënaqësi takimin e ardhshëm dhe vazhdimin e procesit të Berlinit", - tha Daçiç. 

Takimet

Bushati takon ministrin e jashtëm serb Dadiç

Në kuadër të organizimit të takimit të dytë trilateral, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Ivica Dacic. 

Bushati
Gjatë takimit, të dy Ministrat diskutuan mbi ecurinë e raporteve dypalëshe në dritën e zhvillimeve me të fundit dhe të shkëmbimit të vizitave të dy Kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksandar Vučić. Ministrat evidentuan nevojën për konkludimin e marrëveshjeve të dakordësuara në parim në fushat e zhvillimit ekonomik, lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe arsimit të lartë. Palët vlerësuan hapat e kryera nga të dy vendet për konkretizimin e angazhimeve të marra në kuadër të procesit të Berlinit. 

Bushati takon ministrin e jashtëm italian Gentilionin
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Paolo Gentiloni.
Bushati

Gjatë takimit, të dy Ministrat diskutuan për agjendën evropiane të Shqipërisë, masat e vendeve anëtare dhe atyre kandidate për përballimin e krizës së refugjatëve, si dhe koordinimin më të mirë në përgjigjen ndaj sfidave të sigurisë. Dy Ministrat u ndalën në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, ku Ministri Bushati e falënderoi homologun Gentiloni për angazhimin e ndërmarrë për heqjen e taksës së transportuesve. 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptajra.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor