Emisioni “Rreze Dielli” në Report
TV rinis sot rrugëtimin

Emisioni “Rreze Dielli” në Report<br />TV rinis sot rrugëtimin
Nga dita e hënë nis rrugëtimin emisioni i mëngjesit “Rreze Dielli”, i cili do t’ju shoqërojë nga ora 6 e 30 deri në orën 11.00 në Report Tv.

Rubrika të shumëllojshme do të shoqërojnë mëngjeset tuaja çdo ditë duke filluar me leximin e gazetave, telefonata dhe qytetarë e më pas të ftuar të ndryshëm.
 
Në qendër të emisionit është këndi i kuzhinës bashkë me zonjën Tefta, e cila do t’ju mirëpresë bashkë me Eneida Xhelilin me receta të reja.
 
Eneida Xhelili na zbulon disa prej të rejave që ky sezon i ri do të sjellë.

“Do të vijmë përsëri ndryshe me një format më dinamik, do të ketë një hapësirë shumë më të madhe, produktet, konsumatori, alternimi i të ftuarve me materiale nga natyra të ndryshme, përgjithsisht me materiale kurioze dhe ngjarje aktuale, të cilat i pëlqejnë shikuesit”, përfundon drejtuesja e këtij emisioni Eneida Xhelili
 
Por çfarë është menduar të jetë ndryshe në kuzhinë. Zonja Tefta na tregon recetat e saj pikante që do të shoqërojë amvisat çdo ditë në Report Tv, ndërsa shton se :
 
“Do të vijmë përsëri ndryshe me një format më dinamik, do të ketë një hapësirë shumë më të madhe, produktet, konsumatori, alternimi i të ftuarve me materiale nga natyra të ndryshme, përgjithësisht me materiale kurioze dhe ngjarje aktuale, të cilat i pëlqejnë shikuesit”tregon Zonja Tefta.
 
Nga e hëna në të shtunë mëngjeset tuaja do të jenë të shoqëruara me Andi Kapaxhiun, Eneida Xhelilin dhe Tefta Pajenga në Report Tv.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion