Emocionet e ditës së parë të shkollës
Kamera e Report Tv ka shoqëruar Sarah Saraçin, vogëlushen e cila këtë vit shkon në bangat e klasës së parë.
Çdo vit e më shumë ne rritemi , dhe shpesh harrojmë emocione të përjetuara kohë më parë. Një prej tyre është padyshim dota e parë e shkollës. Dikur me përparëse të zeza me jakën e bardhë, e ndërsa sot me lule në duar, e vetmja gjë që nuk ndryshon janë prindërit që kapin për dore fëmijët e duken më të emocionuar se ata vetë. Kamera e Report Tv ka shoqëruar Sarah Saraçin, vogëlushen e cila këtë vit shkon në bangat e klasës së parë.
Pas përshëndetjes së ngrohtë të drejtoreshës, secili prej vogëlushëve dëgjon emrin e shkon drejt klasës ku i pret mësuaesja e tyre e klasës së parë, e cila pavarësisht viteve asnjëherë nuk harrohet.
E bukur në këtë ditë është se emocioni dhe kënaqësia është e trefishtë, si nga fëmijët, prindërit edhe mësuesit. Këtë gjë na e pohon edhe mësuesja e klasës së parë B, Irma Hima.
Sarah me sytë e bukur , sapo futet në klasë gjen edhe shoqen e saj Ajlin e të dyja ulen së bashku në bangën e parë.
Dita e parë gjithmonë shoqërohet me aktivitete deri sat ë vegjlit të mësohen me rutinën e përditshme dhe me gjërat e reja. Pasi qëndruan pak kohë me vajzat e tyre, mami i Sarës dhe Ajlin pohojnë se bashkë me vajzat e tyre është njësoj sikur edhe ato janë në klasë të parë.
Duke i uruar Sarës dhe Ajlin, por edhe gjithë nxënësve të tjerë suksese në këtë vit të ri shkollor, ne shpresojmë që t’iu kemi rikthyer edhe ju të rriturve ca nga emocionet e ditës tuaj të parë të shkollës.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.1%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 2428
Lajme të tjera
-
Javë e mbarë, por dhe kujdes për këto shenja… / Horoskopi javor 22-28 prill nga Jorgo Pulla
22 Prill, 15:07
-
23 vjeç u prek nga kanceri në fazën e fundit/ Olivia, vajza luftarake që mposhti vdekjen rrëqeth me historinë e saj
18 Prill, 16:41
-
Po gabojmë rëndë / Ja çelësi i humbjes së peshës, Altin Joka: Nuk ka lidhje me kaloritë, por me…
17 Prill, 16:14
-
Rikthehet Olen Cesari, sjell 'ushtrinë' e tij për koncertin famoz në Tiranë/ Rrëfimi i virtuozit përtej notave të violinës, pasionet dhe pengjet
16 Prill, 15:59
-
Java më e mirë e vitit, ja çfarë duhet të bëni/ Horoskopi 15-21 prill nga Jorgo Pulla
15 Prill, 16:17
-
Luftojeni mykun në kohë rekord vetëm me këto produkte që keni në shtëpi / Ylli Merja: 100 % efektive
15 Prill, 14:47
-
Javë dinamike! Ndikimi i eklipsit diellor në 12 shenjat e zodiakut / Horoskopi 8-14 prill nga astrologu Jorgo Pulla
8 Prill, 14:44
-
Prostata ‘qendra dashurore e burrit’/ Shenjat e para të problemeve, zmadhimi i prostatës dhe kurat bimore më efikase
8 Prill, 13:47
-
Karafili i pazbuluar për efektet e tij / Altin Joka: Si ta përdorni për benefite maksimale
3 Prill, 15:15
-
Kanella erëz dhe ‘ilaç’, efekte magjike për shumë sëmundje / Altin Joka tregon si të zgjidhni kanellën më të mirë në treg
3 Prill, 14:45
-
Studentët nga Universiteti i Prishtinës të tretët në botë, lënë pas Harvard, Oxford apo Cambridge...Profesoresha dhe studentja rrëfejnë përvojën unike
1 Prill, 15:05
-
Kurat popullore për alergjitë e syve / Ylli Merja tregon 'sekretin'... ja si të shpëtoni në pak ditë
1 Prill, 14:48