Emocionohet Princi Harry kur sheh Meghan nuse: Dukesh e mahnitshme

Emocionohet Princi Harry kur sheh Meghan nuse: Dukesh e mahnitshme

Meghan Markle ka mbërritur në cermoninë e kurorëzimit mes saj dhe Princit Harry, e veshur me fustanin e bardhë të thjeshtë por të mahnitshëm, duke e lënë dhëndrin pa fjalë dhe mes emocioneve kur e pa Meghan të veshur nuse për herë të parë.

Harry i kapi dorën duke i thënë asaj “dukesh e mahnitshme", përpara se të falenderonte babain e tij, Princin Charles, i cili e shoqëroi deri në altarin e kishës.

Ceremonia e shkëmbimit të unazave u pa nga miliona persona në të gjithë botën.

Fustani i bardhë i Meghan Markle është dizenjuar nga stilistja e njohur britanike Clare Keller, drejtoresha e parë artistike femër e shtëpisë së modës franceze GIvenchy.

Kurora në kokën e nuses është koleksioni i stilit mbretëror i Mbretëreshës i bërë në vitin 1932.


Lajmi kryesor:

Dasma mbretërore britanike, Megan i thote 'Po' Princ Harry-t/FOTO


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve