Emocionon Eno Peçi! Kërcen për fëmijët e tij te Reja në Tiranë nën ritmet e Vaçe Zelës (Video)

Emocionon Eno Peçi! Kërcen për fëmijët e tij te Reja në Tiranë nën ritmet e Vaçe Zelës (Video)

Performanca e balerinit Eno Peçi në Tiranë

Eno Peçi është një nga balerinët shqiptarë që ka spikatur me talentin e tij që në moshën 16-vjeçare. Pas suksesit që ka spikatur në Vjenë kur ishte pjesë e trupës shtetërore të Baletit të Operës së Vjenës, Eno u rikthye në Tiranë vitin e shkuar për të marrë drejtimin e Operës por më pas dha dorëheqjen.

Ditën e sotme primo-balerini shqiptar ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku shihet duke kërcyer përpara fëmijëve të tij. Ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga e ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, balrini shihet mjaft i lumtur teksa performon në zonën e “Resë” në Tiranë. Në fund fëmijët e duartrokasin, të kënaqur nga performanca e të atit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan