EMRAT/ Kush janë tre gjyqtarët që shpëtuan Adriatik Llallën nga Vettingu, mes tyre dhe Ina Rama

Report Tv zbardh vendimin e datës 11 qershor, ku Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mos rihapë procesin e Vettingut për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Nga 5 gjyqtarët e trupës së kolegjit, tre prej tyre kanë votuar për të mos hapur Vettingun për Adriatik Llallën dhe dy kanë qenë pro hapjes së Vettingut.

Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo, dhe anëtarja Albana Shtylla kanë qenë pro hapjes së Vettingut për ish-kryeprokurorin. Ndërsa, relatori i çështjes, Luan Daci, dhe anëtarët Ardian Hajdari dhe Ina Rama kanë qenë kundra rihapjes së Vettingut ndaj Llallës.

Kryesuesi i trupës gjykuese – Sokol Çomo – Kundër Llallës

Relator i çështjes – Luan Daci – Pro Llallës

Anëtar – Albana Shtylla – Kundër Llallës

Anëtar – Ardian Hajdari – Pro Llallës

Anëtar – Ina Rama – Pro Llallës

Në shkurt 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndalë Vettingun për Llallën, pasi ai dha dorëheqjen, duke u larguar nga sistemi i drejtësisë dhe duke hequr dorë si magjistrat.

Por këtë vendim e ankimoi Komisioneri Publik, i cili kërkoi që Llalla t’i nënshtrohet procesit të kontrollit të pasurisë, figurës dhe anës profesionale, pasi sipas komisionarit, dorëheqja ishte bërë në mënyrën jo ligjore.

Me këtë vendim dhe me votën e ish-paraardhëses së tij, Ina Rama, Llalla nuk do t’i nënshtrohet Vettingut, ndërsa prej disa kohësh ai qëndron jashtë vendit dhe prokurën e përfaqësimit me avokat në kolegj e lëshoi nga Turqia.


(Njoftimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për gjykimin e çështjes së Adriatik Llallës)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 21/06/2018 11:43

    bjondja e bulevardit...s kishte si te ndodhte ndryshe, prandaj mer 6 mil leke rroge ne muaj nga taksat e ketij mileti!

    Përgjigju
  • tir: 18/06/2018 22:25

    Pse gjithe kjo marrezi nga Ina Rama?? Me jete maskarade qe po behet ne kurriz te popullit Ina Rama perjeteson nofken e Saliu ( l** bulevardi)dhe rikonfirmimin nga Topalli. Turp, tutp! Per kete i duhet te protestoje pozita dhe cfo njeri i ndershem para dyerve te vettingut. Si ka nisur askush nga peshqit e medhenj nuk do i futet gjemb ne kembe.

    Përgjigju
  • Fredi: 18/06/2018 22:13

    Nuk ka shpetuar Llallen por veten e saj plehra. Kjo e shkateroi prokurorine si e paafte dhe dashnore e Bamir Topit. Te gjithe i dijne keta fakte. Prisni veting mga Ina Rama, Turp!

    Përgjigju
  • Populli: 18/06/2018 21:43

    Nese ndokush ka qen ne medyshje per epitetin qe i kishin vendosur Ina Rames "L** Bulevardi", sot e kan konfirmuar te gjithe qe paska qen me shume se e tille!

    Përgjigju
  • Faik: 18/06/2018 20:45

    Të Arrestohen Urgjentisht të gjithë ata që kanë Votuar PRO LLALLA KRIMINELIT !!! Të Arrestohet edhe kjo SORRA (INA Rama) sepse qenka njê Laraskë e Kamufluar !! VDEKJE KRIMINELËVE , HAJDUTËVE , BANDITËVE , KUSARËVE dhe HORRAVE

    Përgjigju
  • Xoni: 18/06/2018 20:20

    Turp Ina, nqse. do ecim vidh vidh dhe jep doreheqnen kurr nuk ka per tu bo ky vend

    Përgjigju
  • loni: 18/06/2018 18:01

    Po veting po bën pë popullin se, këta që ishin dhe që janë spo shofim ndonjë arrestim

    Përgjigju
  • tonin: 18/06/2018 16:45

    kjo ina rama paska qene vertet l**

    Përgjigju
    • Ehuuuu: 18/06/2018 17:24

      Po kot nuk ja paske then sala ate emer kesaj

  • T'merr: 18/06/2018 16:45

    Te shpetojn prej vetingut k/mafiozi eshte kulmî,ky eshte veting kote.

    Përgjigju
    • Xhike: 19/06/2018 07:01

      Cprisnii nga Ina Rama Ka 5 vjet pa pune o njerez re urte

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

VIDEO/ Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë