Encës nuk i del inati me Noizyn: Tekstin e këtij hiti e kam shkruar unë (Foto)

Encës nuk i del inati me Noizyn: Tekstin e këtij hiti e kam shkruar unë (Foto)

Reperi Noizy dhe këngëtarja Enca

Dy këngëtarët shqiptarë u bënë të famshëm për bashkëpunimet e tyre, por gjithçka mbaroi me konflikte. Këngëtarja Enca dhe reperi Noizy e thumbojnë shpeshherë njëri-tjetrin me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Dikur reperi u shpreh se ai e bëri të famshme kolegen e tij, me suportin që i dha e ndërsa Enca këmbëngulte që ishte një ‘Selfmade’, e thënë në shqip, e bërë vetë me forcat e saj. Mirëpo kjo e fundit ka bërë sërish një thumbim kundrejt Noizyt.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja publikoi disa video në rrjetet sociale nga koncerti i fundit që ka dhënë. Teksa dëgjohet duke kënduar bashkëpunimin me reperin Enca shkruan krahas videos: “Ky është një nga fiksimet më të mira që kam shkruar”, duke i dhënë sërish të gjitha meritat vetes.

Foto e publikuar nga Enca

Mirëpo nëse shohim në kanalin zyrtar të Encës në “Youtube”, në momentin që është publikuar kënga shkruhet se autori i tekstit janë të dy këngëtarët. Mos ndoshta 23-vjeçares nuk i ka dalë ende inati me reperin?!

Foto nga kanali zyrtar i "Youtube"

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët