POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ëndërroni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane thirrje të rinjve: Si të mësoni për aplikimet online

Ambasada e SHBA në Tiranë

Janë të shumtë studentët, të cilërt duan të studiojnë jashtë vendit, e sidomos në SHBA, aty ku janë edhe universitetet më të mira në botë. Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim për të rinjtë shqiptarë që duan të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bën të ditur se sot në orën 10:00 (ora shqiptare), të rinjtë duhet të bashkohen për të bashkëbiseduar online me më shumë se 80 universitete në panairin virtual të kolegjeve organizuar vetëm për studentët ndërkombëtarë.

Ëndërroni të studioni në Shtetet e Bashkuara? Bashkohuni me EducationUSA dhe CollegeWeekLive sot, ora 10:00 (ora shqiptare), për të bashkëbiseduar online me më shumë se 80 universitete në panairin virtual të kolegjeve organizuar vetëm për studentët ndërkombëtarë. Bisedoni me universitete dhe kolegje, merrni këshilla nga ekspertët se si të filloni me aplikimet, si të shkruani esetë dhe si të përgatiteni për provimet e pranimit. Regjistrohuni tani –> http://edusa.collegeweeklive.com/

a.me.
Komento