Ëndrra që kushton 2.500 lekë!

Një swing maraton në ditën ndërkombëtare të jazzit. Nëse stacioni hekurudhor në Kashar në ditë të zakonshme si kjo e sotmja  është i shkretuar, nuk do të jetë kështu më 30 prill, ku mbi 500 njerëz do  të udhëtojnë me tren nga Tirana drejt Shkodrës, duke na rikthyer pas në kohë në vitet 40’-50. “Andrra n’tren” organizohet për herë të tretë në Shqipëri nga shoqata kulturore Hemingway.  Për të zbuluar më shumë rreth organizimit , na ndiqni. Do të kuptoni  si mund të bëheni pjesë e aktivitetit, programin muzikor që është programuar , risinë e këtij edicioni dhe se sa kushton një ëndërr.

Intervista me Blendi Sukaj, një nga organizatorët

-Blendi, Hemingway vjen për herë të tretë me një Swing Maratonë. Për të gjithë ata që e dëgjojnë këtë event për herë të parë, si jeni organizuar ju?
Atëherë siç e thatë është edicioni i tretë i Sëing Marathon dhe ripërsëritet në tren. Duke parë, le të themi, kënaqësinë që kanë patur njerëzit në edicionin e parë, akoma më shumë në të dytin, automatikisht mori një format të edicioneve për të kënaqur edhe ata që nuk kanë qenë as herën e parë as herën e dytë, gjë të cilën nuk e bën të mundur ana teknike për sa i përket vendeve që treni ka, Teatri Migjeni në Shkodër kapaciteti i tij, nuk kanë pasur mundësinë që të vijnë të gjithë ata që kanë dëgjuar për Swing Maratonën dhe lindi ideja për të vazhduar të ecim përpara me të tretin duke rritur dhe anën artistike.

-Por përveçse organizimit të një koncerti muzikor, Hemingway është edhe një shoqatë kulturore. Çfarë dëshiron Hemingway të përcjellë tek shoqëria shqiptare? Çfarë promovon me këtë aktivitet?
Absolutisht është e vërtetë, që vitin e parë është nisur me një objektiv, me një ide në kokë për sa i përket të kaluarës, duke patur parasysh që muzika jazz të paktën deri para 5 vitesh ishte pothuajse në zhdukje dhe nga ana tjetër dihet që International Jazz day mbrohet nga UNESCO. Dhe duke qenë se është një muzikë në harresë kemi bërë të pamundurën që ta mbajmë në jetë edhe në Shqipëri këtë muzikë, në mënyra të ndryshme. Një nga mënyrat është edhe kjo ditë, International Jazz day e cila zgjat 12 orë koncert, për të pasur mundësi t’i dëgjosh të gjitha rrymat e muzikës jazz në një ditë. Le të themi, është ruajtja e vlerave të muzikës jazz dhe swing duke kaluar në mënyrën tonë edhe në realitetin shqiptar, për shembull me trenin, që është absolutisht në zhdukje. Ka akoma njerëz që shohin biletat e trenit dhe ju kujtohet fëmijëria. Është Shkodra stacioni i fundit që ndalon treni dhe që vazhdon muzika, me kulturën e vet.

-Ka një tur që ju ndiqni. Pse keni zgjedhur për tre vite pikërisht Shkodrën si destinacionin tuaj?
Pikërisht Shkodra sepse është vendi i artit, ku muzika jazz është luajtur për herë të parë në Shqipëri.  Arkitektura e vjetër e Shkodrës, është një ndalesë në Muzeun e Persekutimit në Shkodër, të cilët të shumtë janë ata që e mirëpresin këtë vizitë sepse i rikthen pas në vite në periudhën e vuajtjeve që kanë pasur në regjimin komunist shumë e shumë shqiptarë me emër.

-Por përpos kënaqësisë dhe promovimit që u bëni vlerave kulturore, cilat janë problematikat që keni hasur ju teksa organizoni këtë aktivitet?
Le të themi që problematikat janë të shumta, pa masë... shto faktin që është një koncert në lëvizje, ne po bëjmë diçka që s’kemi as korent, po bëjmë një koncert me 500 veta në një tren me 6 vagona që nuk ka as energji elektrike. Çdo gjë është improvizim, është çdo gjë artistikisht e improvizuar. Problematika le të themi nga pjesa e dokumentave, letrave por le të themi që këtë vit patëm fatin, mirësinë e shumë institucioneve të larta private, kompani të fuqishme serioze private dhe institucione shtetërore siç është Instituti Italian i Kulturës që na ndihmoi pa masë me ardhjen  e artistëve të cilët janë 23 të huaj që nuk është pak, Ministria e Kulturës dhe duke e mbyllur absolutisht me Bashkinë e Shkodrës. Problematikat kanë qenë, jemi mësuar me këto problematika dhe ndoshta, ndoshta kjo na bën çdo vit që ne të përfshihemi dhe ta riorganizojmë koncertin, ndoshta një mënyrë jetese e jona. Na pëlqen të përballemi me këto problematika duke mbajtur gjallë, fort ritmet e muzikës jazz për mos me i lënë në zhdukje..

-Blendi po çfarë ka ndryshe këtë vit nga dy vitet e tjera?
Në problematika ka shumë ndryshime, sepse në vitin e parë kishim shumë supriza edhe të bukura edhe funny, por të bukura për cilindo,  për ne shumë stresuese sepse ti je organizatori dhe s’duhet normalisht  të përplasesh me këto lloj problemesh. Ndodhi për shembull  vitin e parë, kur kemi shkuar për të parë trenin, një ditë para se të niseshim na thonë që ‘Shikoni po treni nuk ka korent fare, sepse nuk punon gjeneratori i lekomotivës’. Domethënë një suprizë një natë para se të niseshim, u kemi rënë telefonave pafund  njerëzve për një gjenerator. Si përfundim, një shok i imi sjell gjeneratorin e shtëpisë tek treni, vendosëm gjeneratorin dhe nuk mundeshe të ndizje gjithë bokset në tren sepse fikeshe. Dikush që e ruante me shishen e benzinës mos mbaronte karburanti. Ka pasur problematika të bukura, sot kur i kujtojmë ne qeshim dhe janë më të evitueshme. Por vitin e parë ka qenë çdo gjë suprizë, nga momenti i parë që jemi nisur deri kur jemi kthyer.

-Domethënë viti i parë ka qenë tamam ëndërr?
Viti i parë ka qenë ‘Andrra n’beze’ jo n’tren. Qëndronim duke parë të tjerët, çfarë po ndodh(qesh). Ndryshe nga viti i parë,vazhdojnë problematikat por tashmë u paraprijmë.

-Po pse pikërisht ‘Andrra n’tren’ ,Blendi?
Janë fiks andrra në tren, ne jemi nga qyteti i Shkodrës, është dhe kjo një nga arsyet pse Shkodra është zgjedhur destinacion. Andrra në tren sepse ti kthehesh pas në vite, ti shkon në vitet 40’-50’, përfshihesh në ato vite duke patur dress code-n, i cili është një rregull strikt i joni që në mënyrë absolute në tren nuk mund të ngjitet një person që nuk është i përshtatur me veshjen e viteve 40’-50’. Fakti që ti je i përfshirë në këtë lloj situate, të bën të stakohesh dhe të duket vetja sikur je në ëndërr.

-Kush mund të bëhet pjesë e kësaj maratone?
Absolutisht të gjithë njerëzit që kanë dëshirë, dashamirësit e muzikës jazz dhe swing mund të bëhen pjesë e eventit duke ju përshtatur edhe rregullave që ne kemi vendosur, që fillon me dress coden dhe ndjekja e eventit nga ora 12 kur fillon deri në 12:30 të mesnatës që është rikthimi me autobus në Tiranë. Por duhet të jenë patjetër dashamirës të muzikës jazz, përndryshe nëse nuk e ndjejnë dhe nuk përfshihen në situatën që krijohet në tren, e më pas në Shkodër le të themi që dalin pak jashtë.

-Disa detaje për biletën për të gjithë ata që e kanë herën e parë që e dëgjojnë këtë event. Sa kushton kjo biletë? Ku mund të vijnë ta marrin, këtu tek Hemingway Bar?
Po, bileta mund të tërhiqet tek ne me një ID, me një dokument identifikimi duhet të jetë vetë personi që të tërheqë biletën. Kjo është e gjitha për çështje teknike, sepse pa këtë mënyrë nuk mund të ngjitet sepse është kontrolli që në hipjen e trenit. Kjo biletë duhet të mbahet në dorë deri në momentin që kthehen në Tiranë sepse është e vlefshme edhe për autobusin që pret tek Teatri Migjeni për kthim në orën 12:30 të natës. Çmimi është 25 mijë lekë të vjetra për një person, ku janë të përfshira transporti nga Tirana në stacionin hekurudhor në Kashar, trenin deri në Shkodër, hyrja për në Teatrin Migjeni ku duhet edhe aty patjetër bileta dhe kthimi me autobus në darkë deri në Tiranë.

Njerëzit e lidhin xhaz-in me ritmin e shpejtë, vallëzimin, tundjen  njëjtë siç përkufizohet muzika jazz në Fjalorin e Gjuhës Shqipe të Sotme të vitit 1984 si një “muzikë me prejardhje amerikane, që karakterizohet nga shkelja e rregullave të harmonisë e të vijës melodike dhe nga ritmi i shthurur.”

Programi muzikor në Swing Marathon-Intervistë me Luiza Sukaj 
-Cilat do të jenë grupet muzikore që do të performojnë në këtë maratonë?

Me rastin e International Jazz day në datën 30 prill ne organizojmë për herë të tretë në Shqipëri, Swing Marathon. Këtë herë kemi 3 banda italiane dhe një DJ italian që vijnë apostafat për për të festuar me ne këtë ditë të mrekullueshme. Kemi një bandë Swing All Stars që ka muzikantët më të mirë të muzikës jazz e swing në Itali, një prej tyre është amerikan por jeton prej 30 vitesh në Itali. Pastaj do të kemi edhe Blue Dolls, janë një grup shumë i lezetshëm me 3 goca që këndojnë muzikën sëing italiane viteve 40’-50’. Kemi edhe një bandë tjetër me tungje, RetroMarching Band që do performojnë jo vetëm në tren por edhe në koncerte në Shkodër... Në tren përveçsë artistëve italianë, do të kemi edhe një DJ që do merret me muzikën elektrojazz, jo vetëm në tren por edhe në Teatrin Migjeni. 
-Gjithashtu ti je vetë italiane dhe është mjaft interesante që ti je shumë e lidhur me organizimin e këtij eventi në Shqipëri. Si nisi?
Ne jemi një familje edhe është një grup njerëzish që punojmë shumë mirë bashkë. Nuk është një organizator por jemi të gjithë bashkë që organizojmë këtë event. Unë jam bashkë me Altinin, Rudin, Blendi dhe gjithë njerëzit e tjerë.
 
-Çfarë të pëlqen më shumë teksa organizon këtë? Çfarë shikon ti tek njerëzit teksa vijnë e blejnë biletën?
Pasionin. Kanë shumë pasion dhe nevojë për diçka të re. Treni është një kthim në kohë, nuk është vetëm një udhëtim që bëjmë në tren nga Tirana në Shkodër. Dhe unë mendoj që njerëzit që vijnë dhe janë të interesuar kanë dëshirë të përjetojnë një jetë shumë të thjeshtë, por edhe shumë e bukur. Vitet 40’-50’ sapo kishte mbaruar Lufta e Dytë Botërore por kishte shumë pasion me njerëzit dhe kjo është ajo çka na bashkon. 

Risia e edicionit të tretë të Swing marathon, një album fotografik ‘Andrra n’tren’

Intervista me Elvin Shytaj, fotograf 
-Elvin përveçse dashamirës i muzikës jazz, je edhe fotografi zyrtar i Hemingëay. Cili do të jetë fokusi yt në këtë edicion?

Fokusi do të jetë edhe ai i dy edicioneve të mëparshme, pikërisht memorizimi i këtyre momenteve, të cilat kanë veçantinë e tyre sepse fillohet me përgatitjen e veshjeve, sidomos vajzat që kanë atë kujdesin e tyre për sa i takon edhe tematikës që është swing. Dhe projektimi i emocioneve që muzika përçon sidomos muzika që luhet në tren. Pritja që do të bëhet në stacionin e trenit në Shkodër dhe më pas aktivitete të tjera që janë të ndryshme. Normalisht, fotografia është edhe çast edhe moment por sigurisht një tematikë është dhe tematika është mbulimi i gjithë këtij eventi. Por duke qenë se ky është edicioni i tretë ne synojmë që bashkë me çunat e Hemingway ta finalizojmë me një libër fotografik dhe pikërisht objektivi kryesor ky do jetë. Një libër fotografik që do të quhet ‘Andrra n’tren’.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Do trafikonin kokainë në Gjermani, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Do trafikonin kokainë në Gjermani, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut