Engel: Kuvendi të votojë krijimin e
Speciales, s’kanë alternativë tjetë

Engel: Kuvendi të votojë krijimin e<br />Speciales, s’kanë alternativë tjetë
Eliot Engel u ka propozuar institucioneve të Kosovës që të gjejnë zgjidhje për krijimin e Gjykatës Speciale dhe që amendamentet e kushtetueses që i hapin rrugë krijimit të kësaj Gjykate të votohen në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë vizitës që Engel pati në Gjykatën Supreme të Kosovës tha se është i rëndësishëm krijimi i gjykatës, pa marrë parasysh se sa i vështirë është vendimi.
Ai tha se alternativa tjetër që kjo gjykatë të themelohet nga OKB-ja nuk do të ishte e mirë për Kosovën.

Engel tha se SHBA-ja do të qëndrojë gjithmonë përkrah Kosovës si mik, aleat dhe partnerë dhe ta përkrah atë që të bëhet një vend i qëndrueshëm.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës