Entela Komnino vlerësohet me Çmimin e Mirënjohjes 'Dritëro' për librin, ‘E vërteta për Nolin’

Entela Komnino  vlerësohet me Çmimin e Mirënjohjes 'Dritëro' për librin, ‘E vërteta për Nolin’

Autorja e librit "E vërteta për Nolin", Entela Komnino gjatë marrjes së çmimit të Mirënjohjes " Dritëro"

Autorja e librit ‘E vërteta për Nolin”, është vlerësuar me çmimin e mirënjohjes ‘Dritëro. Vlerësimi për Komninon u dha mbrëmjen e djeshme gjatë aktivitetit ‘Ditenetët e librit’ në Tiranë .

Ka qenë libri ‘E vërteta për Nolin’ ai që pas shumë vite hulumtimesh për një emër të madh shqiptar si Fan Noli, e çmoi me një emër tjetër të madh si ai i Dritëro Agollit.

Për gazetaren televizive prej 25 vitesh dr. Entela Komnino, emrat e mëdhenj nuk duhet të trembin studiuesit, edhe kur është fjala për të thyer tabu të mendimit për ta.

Madje sipas saj, në rastin e Fan Nolit, tabuja duhet thyer në kahun tjetër; mendimi shqiptar duhet të artikuloje me mjetet moderne të vlerësimit se përse Noli është vërtetë i madh dhe çfarë përcjell në ditët tona. 

Pikërisht mbi këtë hulumtim retorik të parrahur në letrat e shqipes dr. Entela Komnino u vlerësua me motivacionin “Për veprën publicistike dhe punën e rrallë hulumtuese në përcjelljen me mjeshtëri të fakteve historike në librin ‘E vërteta për Nolin’ nga Klik Ekspo Group.  

Shkrimtari Daut Gumeni vlerësoi trajtimin e figurës së Nolit në aspekte, jo vetëm të parrahura, por edhe të nevojshme për letrat e publicistikën e sotme shqipe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • libri: 10/09/2018 08:29

    Libri 'E vërteta për Nolin' gjendet online tek 'https://www.botimeshqip.com/4283_entela-komnino'

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet