E qëlloi me armë prapa kokës dhe e hodhi në lumë, burgoset përjetë politikani italian që vrau të dashurën shqiptare

E qëlloi me armë prapa kokës dhe e hodhi në lumë, burgoset përjetë politikani italian që vrau të dashurën shqiptare

Poltikani italian Franco Vignati dhe Lavdije Kruja

I akuzuar si autori i vrasjes me paramendim të gruas shqiptare dy vite më parë me një plumb në qafë dhe hedhjes së trupit të saj në lumë, 64-vjeçari politikani italian, Franco Vignati është dënuar këtë të martë me burgim të përjetshëm nga gjykata italiane.

Sipas mediave italiane raportohet se 64-vjeçari Franco Vignati, i njohur si ish-anëtar i partisë së ekstremit të djathtë “Lega Nord”, në qytetin e Chignolo Po,  është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Milanos, në Itali.

Mediat bëjnë të ditur se prokuroria e Lodit i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të Milanos në Itali, dënimin me burgim përjetë për Franco Vignatin, pasi italiani akuzohet për vrasjen e shqiptares Lavdjie Kruja, e njohur edhe si Dea. Gruaja, 40-vjeçare Lavdije Kruja ishte nënë e dy fëmijëve, dhe ajo ishte qëlluar me një armë në pjesën e pasme të kokës.

Vignati do të duhet të rimbursojë 200 mijë euro kompensim të përkohshëm për secilin nga dy fëmijët e gruas së vrarë.

Vrasja e 40-vjeçares shqiptare ka ndodhur më 30 maj 2016 në brigjet e lumit Po, në komunën Monticelli d’Ongina , ku italiani kishte shërbyer si këshilltar komunal për kulturën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 11/12/2018 15:25

    Shikoni ç turinj ka mostra bajgë krimineli. Si mund të flesh me këtë shtazë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët