Erdhi me pushime në Sarandë, humb jetën 13-vjeçari italian

Erdhi me pushime në Sarandë, humb jetën 13-vjeçari italian

Foto Ilustruese

Një turist italian13-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i diitur, ka ndërruar jetë sot, teksa po udhëtonte bashke me prindërit në një grup prej 30 turistesh italiane nga Saranda ne Korfuz.

Mësohet se deri në momentin që ka qenë në port, 13-vjeçari nuk ka shfaqur shqetësime. Por sapo ka hyrë ne traget nuk është ndier mirë. Menjëherë është njoftuar ambulanca dhe policia që e kanë transportuar në spital, ku fillimisht ka qenë në vdekje klinike e me pas ka ndërruar jetë. 

Informacion paraprak

Më datë 12.07.2018, ka ndëruar jetë pasi ka kaluar gjendje të fikti shtetasi Italian L.K., 12 vjeç.

Shtetasi do të udhëtonte me familjen nga Saranda drejt Korfuzit me tragetin e linjës.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së këtij shtetasi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Probleme nga hetimi administrativ i pasurive/ ONM kërkon ankimin e konfirmimit të prokurorit Valentin Preçi

Probleme nga hetimi administrativ i pasurive/ ONM kërkon ankimin e konfirmimit të prokurorit Valentin Preçi