Erdogan 'zbutet' me Athinën, lirohen dy ushtarët grekë të arrestuar në mars
Burgosja e dy ushtarëve grekë nga autoritetet turke rriti tensionet mes dy shteteve fqinje. Greqia ka deklaruar se ushtarët kanë kaluar gabimisht vijën kufitare, ndërsa Ankaraja pretendoi për provokim dhe cenim të territorit.
Tsipras dhe Erdogan
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka njoftuar se Turqia ka liruar nga burgu dy ushtarë grekë, të cilët ishin arrestuar më 1 mars, për shkak se kishin kaluar ilegalisht kufirin mes dy vendeve. Tsipras e cilësoi këtë vendim si “akt të drejtësisë”, që do të rrisë miqësinë mes dy vendeve, shkruajnë mediat greke.
Përmes një deklarate, kryeministri Tsipras ka falënderuar dy ushtarët dhe familjet e tyre për “këmbënguljen dhe durimin”, derisa ushtarët po mbaheshin në një burg në qytetin turk, Edirne. Burgosja e dy ushtarëve grekë nga autoritetet turke rriti tensionet mes dy shteteve fqinje. Greqia ka deklaruar se ushtarët kanë kaluar gabimisht vijnë kufitare dhe kanë hyrë në territorin turk, teksa kanë qenë duke ndjekur gjurmët e migrantëve që hyjnë paligjshëm në territorin e tyre.
Dy ushtarët grekë të arrestuar në Turqi
Një gjykatë në Turqi, që ka urdhëruar lirimin e dy ushtarëve, ka thënë se ata akuzoheshin për kalim ilegal të kufirit dhe përpjekje për spiunazh ushtarak. Vendimi i Turqisë për lirimin e ushtarëve grekë vjen pas sinjaleve pozitive për të liruar nga burgu edhe pastorin amerikan. Burgosja e këtij të fundit tensionoi marrëdhëniet SHBA-Turqi, duke e detyruar Uashingtonin të vendosë sanksione ndaj Ankarasë, të cilat për rrjedhojë kanë sjellë edhe dobësimin e monedhës vendase, lira.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
70.5%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 88
Lajme të tjera
-
'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë
23 Prill, 12:16
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin
22 Prill, 10:43
-
Presidenti turk Erdogan do të vizitojë Irakun javën e ardhshme
21 Prill, 17:17
-
Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu
20 Prill, 16:52
-
Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës
20 Prill, 12:30
-
VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri
19 Prill, 19:48
-
VIDEO/ Ernest Muçi shënon supergol në Turqi, portieri 'sheh' topin në rrjetë
19 Prill, 19:25
-
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 36 vjeçari turk
19 Prill, 16:23
-
BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë
19 Prill, 08:22
-
Tërmet në Turqi! Ja sa ishte magnituda
18 Prill, 18:04