Erion Isai: TK nuk i afrohet as tek dera, Teatrit Eksperimental për kushtet që ofron

Me tone revolte dhe zhgënjimi ka folur aktori dhe regjisori Erion Isai për mënyrën se si menaxhohet Teatri Kombëtar.  I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv për të folur mbi shfaqjen e tij më të re që ka vënë në skenë si regjisor “Nderi i Kombit, “Brekët e shekullit të ri” për të cilën ka kërkuar hapësirë edhe në Teatrin Kombëtar, por që nuk i është dhënë.

 Ne jemi në dorë të 3 drejtorëve që varet se si zgjohen, për ta ditur nëse mund të vëmë një shfaqje apo jo. Teatri Kombëtar nuk i ofrohet as te dera atij eksperimental për nga kushtet, sepse Kiço Londo, drejtori  është shumë i kujdesshëm. Kushdo drejtor që do ishte do të kërkonte lekë nën dorë, ndërsa Kiço më kërkoi vetëm të rregulloja disa dërrasa tek salla. Unë e kam kërkuar zyrtarisht sallën e Teatrit Kombëtar dhe më është dhënë përgjigje negative me argumentin që nuk ka salla, kur për një javë rresht në Teatër Kombëtar  nuk ka pasur shfaqje. Që të jem i qartë unë nuk thashë që drejtori i TK më ka kërkuar para. Thashë që nëse do ishte nje drejtor tjetër në Teatrin Eksperimental, do kishte kërkuar para

Regjisori Erion Isai

Ndërkaq e ftuar në studio, aktorja Albana Sançolli shprehu vlerësim për skenaristin Vangjel Kozma dhe frymën e punës në grup nga të gjithë aktorët e kësaj shfaqje.

Për mua ishte komoditet shumë i madh sepse Vangjeli ishte shumë i mirë në bashkëpunim. E shijoi shumë dhe tha që ka dalë më  mirë se sa e priste. Ai ka ngelur shumë i kënaqur me të gjithë kastin. Ka besuar tek Erioni dhe tek puna e tij. Ne kemi pasur një harmoni dhe jemi kënaqur shumë gjatë punës

Aktorja Albana Sançolli

Shfaqja është pritur shumë mirë nga publiku dhe vë në qendër një biznesmen që prodhon veshmbathje i cili një ditë merr një telefonatë nga presidenti ku i thuhet se do ta dekorojnë me titullin nderi i kombit për shkak se është i vetmi biznesmen që zbaton ligjet dhe rregullat. Vepra e shkruar nga Vangjel Kozma do të vazhdojë të vihet në skenë në datat 18, 19, 20 dhe 21 prill në sallën Moliere të Teatrit Kombëtar Eksperimental.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë