Erion Veliaj mikpret aktorin turk Tolgahan Sayisman, i bën një dhuratë të veçantë

Erion Veliaj mikpret aktorin turk Tolgahan Sayisman, i bën një dhuratë të veçantë

Tolgahan Sayisman dhe Erion Veliaj

Sot aktori turk Tolgahan  Sayisman dhe Erion Veliaj janë takuar në Bashkinë e Tiranës.

Aktori i njohur turk është i martuar me ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazin, që aktualisht prezanton shoën ‘Dancing With The Stars’ në Vizion Plus. Kryebashkiaku e ka bërë traditë takimin me çdo personazh të njohur që vjen në Shqipëri.

Aktori ka folur për vështirësitë për shkak të xhirimeve dhe se ndodhet në Tiranë sepse është i ftuar special në Dancing With The Stars dhe sigurisht për të qenë pranë bashkëshortes së tij bukuroshes Almeda Abazit.

Kryebashkiaku Veliaj  i ka dhuruar dhe librin “Tirana through lens"  ku aktori në pamundësi për të vizituar të gjithë kryeqytetin mund të shikojë pamje nga kryeqyteti me anë të fotografive që përmban ky libër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier