Ermal Mamaqi i emocionuar për
lindjen e vajzës,flet për herë të parë

Ermal Mamaqi i emocionuar për<br />lindjen e vajzës,flet për herë të parë<br>
Aktori i humorit dhe moderatori, Ermal Mamaqi, u bë baba për herë të dytë pak ditë më parë, pasi bashkëshortja e tij, Amarda Toska, solli në jetë një vajzë.

Lidhur me këtë, Ermali ka thyer heshtjen për herë të parë mbrëmjen e kaluar në emisionin e tij, “Xing me Ermalin”, duke ndarë me publikun emocionet e veçanta. Ai i bëri dhe një dedikim bashkëshortes së tij, që e bëri baba për herë të dytë, duke bërë me motër Joelin.

"Këtë javë unë u bëra baba për herë të dytë. E dini si është të bëhesh prind për herë të dytë? Kur lind fëmija i parë, të shumëzojnë me zero, kur lind fëmija i dytë babai shkon me minus sepse të gjithë vëmendjen e merr mami. I thonë Bravo mamit, po babi nuk ekziston? Përtej shakave jam shumë i lumtur dhe falenderues Zotit.

Jam me të vërtet i lumtur. Po i çoj një puthje bashkëshortes sime, Ami. Faleminderit që më bëre për herë të dytë njeriun më të lumtur në botë. Goca ka 5 ditë që ka lindur, asnjë llaf s'i ka dalë lart e poshtë, për ndonjë çun. E kemi gocë të mirë", përfundoi me humor moderatori”,
tha Ermali.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre  2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së

Lushnjë, lejuan 37 ndërtime pa leje në 2019-2022, dënohen 12 persona! Mes tyre 2 kryeinspektorë dhe 2 inspektorët e IKMT-së