Ermal Mamaqi tallet keq me klipin e ri të Elvana Gjatës: S'je e jashtëzakonshme!/VIDEO

Ermal Mamaqi tallet keq me klipin e ri të Elvana Gjatës: S'je e jashtëzakonshme!/VIDEO

Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi, i cili njihet për batutat dhe humorin e tij tipik, nuk ka kursyer as miken e tij, këngëtaren Elana Gjata. Këngëtarja e famshme publikoi dy ditë më parë video klipin e saj më të ri të titulluar “Ku vajti”.

Menjëherë pas kësaj, Ermal Mamaqi ka publikuar një video të shkurtër, ku ironizon Elvana Gjatën. Përbri videos, Ermali shkruan me humor se Elvana nuk është e jashtëzakonshme.

Hë mi @elvanagjataaaa e shikon që nuk je e jashtëzakonshme? Hë tani, ku vajti?

Pas kësaj video satirike nga Ermal Mamaqi, është Elvana ajo që e ka publikuar këtë video në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Instagram”, me mbishkrimin “Unik”.

Por pas postimit të kësaj videoje, Ermali nuk është ndalur me kaq, ai e ka komentuar Elvanën me humor, duke i thënë herën tjetër ta marrë atë në video-klip.


(Komenti i Ermal Mamaqit në postimin e Elvana Gjatës)
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani