Ermelinda Meksi në Vjenë, drejton 
 aktivitetin Ekonomik në OSBE

Ermelinda Meksi në Vjenë, drejton <br /> aktivitetin Ekonomik në OSBE
Ermelinda Meksi që nga dita e sotme drejton aktivitetin Ekonomik në Sekretariatin e OSBE në Vjenë.

Për zonjën Meksi sot ka qenë dita e saj e parë e punës, ku në rrjetin social “Facebook” ajo ka vlerësuar përzgjedhjen e saj mes qindra kandidaturave nga shumë vende të botës.

Konkretisht, Meksi shkruan në llogarinë e saj në FB, “Në ditën e parë në zyrën time në Vjenë. E mirëpritur nga stafi dhe e vlerësuar nga paneli që më zgjodhi midis qindra kandidaturave nga shume vende në detyrën e rëndësishme të drejtueses së aktivitetit ekonomik në Sekretariatin e OSBE në Vienë”.

Ajo ka theksuar se zgjedhja e saj në krye të këtij sekretariati nuk është vlerësim vetëm për të, por edhe për Shqipërinë.

“Vlerësim jo vetëm për mua, por dhe vendin tim në këtë pozicion të lartë dhe njëkohësisht po kaq përgjegjësi”.
 
Ajo ka shtuar se kjo detyrë ka të bëjë me dimensionin e dytë të organizatës krahas atij të parit që ka të bëjë me sigurinë në zgjedhje.

“Ky është dimensioni i dytë i organizatës krahas sigurisë dhe zgjedhjeve” ka shkruar Meksi në rrjetin social Facebook.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet