Ernis Çili prezanton për herë të parë gruan: Në fillim ishte xheloze për mua

Këngëtari dhe regjisori Ernis Çili ka prezantuar për herë të parë publikisht bashkëshorten e tij Olta Vrapi Çili dhe dy fëmijët e tyre. Duke folur në një intervistë në emisionin e “Rreze Dielli”në Report TV, Ernisi dhe Olta kanë treguar se si janë njohur dhe fillimet e historisë së tyre.

“Jemi njohur nga një shoqëri e përbashkët. Dy shoqe të mija të fakultetit e njihnin Ernisin, por unë nuk e njihja si këngëtar në atë kohë”-ka treguar Olta.

Pikërisht duket se ky fakt e ka tërhequr edhe më shumë Ernisin drejt saj. “Unë në atë kohë mund të them se njihesha disi, por çuditërisht Olta nuk më njihte fare, në atë kohë dhe kjo më ngacmoi”- tha këngëtari.

Bashkëshortja e tij pranoi se në fillim e vështirë të mësohej me oraret e të shoqit i cili shpesh kalon orë të tëra në studion e tij të produksionit ku realizon videoklipe apo prodhime të tjera audio-vizuale. “Ernisi humbet kur futet në studio. Në fillim më bënte shumë përshtypje, dhe e vuaja, ndërsa tani nuk e ngacmoj dhe pres që të më marrë vetë. ”- tregoi Olta.

Ajo e pranoi se në fillimet e lidhjes së tyre, ka qënë edhe xheloze për shkak të performancave live që Ernisi me grupin e tij bënin dikur në lokalet e natës apo edhe për shkak të fanseve të tij.

“Në fillimet tona kam qenë shumë xheloze, por gradualisht sidomos pas lindjes së djalit. Vajzën nuk e kam shijuar shumë sepse shkoja pas Ernisit dhe në punë, e kisha mendjen gjithë kohës tek Ernisi. Por me djalin u bëra amvisë shtëpie dhe isha më e përkushtuar tek fëmijët”.

Tashmë ata kanë 11 vjet bashkë dhe kanë krijuar një familje bashkë me dy fëmijët e tyre, vajzën Mishel dhe djalin David. Por pavarësisht angazhimeve dhe kohës që kërkon familja, Olta tregoi se tashmë ndihmon Ernisin në realizimin e videoklipeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri