Erozioni nga lumi Fan, rrezikon banesat në fshatin Rreth i Epërm

Prej shumë kohësh Lumi Fan ka gërryer siperfaqe të medha tokash në brigjet e tij. Si pasoj e erozionit të madh lumi i është afruar edhe banesave në fshatin Rreth i Epërm. Banorët e zonës thonë se ky fenomen ka filluar para disa vitesh, kur firma që ka kryer punimet e autostradës, të gjitha inertet që nxirrte i hidhte në lum, duke ngushtuar ndjeshem seksionin e lumit Fan. Me shirat e rena ditet e fundit gjendja është përkeqësuar ndjeshëm.

Pushteti lokal ne Mirdite i pati kerkuar, qe inertet e nxjerra ti hidhte nepër xhepa, jasht shtratit të lumit, por kjo gjë nuk është marrë parasysh.

Pavarësisht kërkesave pushteti lokal nuk ka ngritur asnjë padi kundrejt firmës e cila ka shkaktuar këto probleme. Të vetmit që po paguajnë koston e rrëmbimit të tokave nga uji janë banorët e fshtit Rreth i Epërm. 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'