Libri “Të shkosh nëpër vendet e kinemasë” i Oscar Iarussi-t promovohet ne Tiranë

Libri “Të shkosh nëpër vendet e kinemasë” i Oscar Iarussi-t promovohet ne Tiranë

Oscar Iarussi dhe kopertina e librit “Të shkosh nëpër vendet e kinemasë”

Libri “Të shkosh nëpër vendet e kinemasë” i Oscar Iarussi-t (botues “Il Mulino”) do të prezantohet më datë 5 tetor në orën 16.00 pranë qendrës COD – Qendra për Hapje dhe Dialog - të Tiranë. Në takimin e organizuar nga Balkan Film Market, të drejtuar nga Ilir Butka, nga Qendra Kombëtare e Kinemasë (QKK) dhe nga Instituti Italian i Kulturës, do të jetë i pranishëm autori.

Në “Të shkosh nëpër vendet e kinemasë” tregohen 10 qytete italiane përmes filmash dhe protagonistësh, nga Milano në Venecia, nga Torino në Romë, Bolonja, Napoli e Bari, roli i të cilit në imagjinatën kolektive transformohet dhe rritet duke nisur nga viti 1991, me mbërritjen e anijes “Vlora” plot me 20.000 shqiptarë në arrati nga Vendi i Shqiponjave.

Vend i neorealizmit me aktorët e tij “të marrë nga rruga” është gjithashtu një set me fantazi për produksionet hollivudiane, nga Lufta dhe Paqja, i xhiruar në Piemonte, Pasioni i Krishtit, në Basilicata, tek Ferri në ditët tona. Komplote, vende, fytyra dhe aventura produksioni, me anë të të cilave kinemaja jonë ka vazhduar të frymëzojë breza të tërë artistësh. Italia sot i është rikthyer marrjes së çmimeve dhe ka bërë që bota të flasë për Bukurinë e saj të Pamasë.

Një bukuri e shumëllojshme dhe kontradiktore, asnjëherë konvencionale, që jeton në dhjetë “qytetet e kinemasë”: në Torino-n me Muzeun e saj, në Milano-n, shumë borgjeze dhe proletare në ekran, në Venezia-n dekadente dhe të festivaleve, në Bologna-n dhe Arkivin e saj të filmave, në Firenze-n me sytë drejt historisë, në Roma-n me kaosin e qetë e të përjetshëm, në Napoli-n e Totò-së dhe Gomorra-s, në Palermo-n konservatore dhe «hyjnore», në Bari-n kryeqytet të Lamerica-s dhe Matera-n kryeqytet të kulturës evropiane të vitit 2019.

Balkan Film Market ka nisur më 3 tetor dhe do të mbahet deri më 7 tetor. Ky festival mbledh në Tiranë agjenci e profesionistë të industrisë audiovizive nga Ballkani dhe nga Evropa. Një platformë e hapur për promovimin, financimin, shkëmbimin mes gjithë profesionistëve të sektorit. Programi përfshin Ëorkshop-e, prezantime dhe debate, tendenca dhe perspektiva të reja të zhvillimit rajonal.

Kush është Oscar Iarussi
Oscar Ianussi, eseist dhe kritik kinematografik, gazetar i “Gazzetta del Mezzogiorno”, bën pjesë në komitetin e ekspertëve të Mostrës së Kinemasë në Venecia; ka drejtuar Apulia Film Commission dhe ka qenë ideator i botimeve “Kufij. Hera e parë” (botues Laterza, 2011) dhe “Ti nuk e njeh Jugun”. Ai ka dhënë mësim në lëndët e Historisë së Kinemasë Amerikane dhe të Gazetarisë në Universitetin e Barit dhe në universitete të tjerë. Ndër librat e tij përmenden: “Fëmijëria dhe ëndrra. Kinemaja e Fellinit” (botues Ente dello Spettacolo), “Ciak si Puglia. Kinemaja e kufirit 1989-2012” (Laterza) dhe “Ishte dikur e ardhmja. Italia e ‘La Dolce vita-s’” (Il Mulino)2011.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin