"Është njeriu më mosmirënjohës që njoh", balerini flet për Albi Nakon pasi e pushoi nga puna: Ka probleme me veten

Koreografi Albi Nako dhe balerini Graciano Tagani

Vetëm pak ditë më parë, me na ëtë një videoje të publikuar në Instagram balerini Graciano bëri të ditur lajmin se koreografi Albi Nako e ka pushuar nga puna me vetëm një mesazh, duke e hequr nga grupi i Ëatsappit të punës. I ftuar në “Thumb”, balerini rrëfeu se Nako është njeriu më mosmirënjohës që njeh pasi nuk i ka dhënë asnjë lloj shpjegimi.

Mua më është bërë remove nga grupi i punës ne Whatss App dhe asgjë më shumë. Vetem një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. E kam marrë në telefon Albin që të paktën të merrja një sqarim më ka thënë që do të flasim nga afër por që nuk ndodhi kurrë. Unë e lash pastaj sepse nuk mu duk më me rëndësi. Nuk e di çfarë ka ndodhur ndoshta ka probleme me veten, ndihet i paplotësuar,”- tha Graciano.

I pyetur nëse ka pasur përplasje me koreografin, balerini tha se gjithçka shkonte mirë mes tyre dhe madje e ka konsideruar mik. “Nuk ka pasur asnjë debat as fërkim asgjë.  Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën. Mosmirënjohja është gjëja me e keqe tek një person dhe ai e ka këtë.  

Sepse duke qenë se unë jam mirënjohës ndaj çdokujt që e meriton, dhe unë baletin e kam ushtruar sepse e dua si profesion dhe jo vetëm për të ardhura sepse dihet se sa paguhen balerinët këtu tek ne, e rrjedhimisht ti më ke prerë krahët. Ndihem shumë i prekur sepse ishte personi i fundit që e prisja ta bënte këtë. Jo se më ka mbajtur me hatër sepse unë e kam mbajtur vetë vendin e punës por miqësia që kemi patur. Mund të thoshte Graciano këtu ti po gabon,”- përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe

Basha poston foto me Kurtin pas votimit për Kosovën në KiE: Duke ndarë gezimin e kësaj arritje të madhe