POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Është viti i saj', revista britanike ngre në piedestal Era Istrefin, zbulon dëshirat për bashkëpunim me yllin botëror

Këngëtarja Era Istrefi

Hiti “Bon Bon” ishte ai që i dha famë ndërkombëtare Era Istrefit. Këngëtarja shqiptare, sot ka hite të njëpasnjëshme dhe suksesi i saj nuk ka të ndalur. Tashmë edhe mediat më prestigjoze po shkruajnë për këngëtaren.

Revista britanike “Spindle” i ka kushtuar një artikull Era Istrefit duke e cilësuar si një nga njerëzit më me famë në botë. “Spindle” shkruan se ky vit ishte viti i Era Istrefit dhe se sukseset për të janë të shumta.

Era ka rrëfyer edhe një herë për eksperiencën e saj në “Kupën e Botës”, për bashkëpunimin e sukseshëm si kolegë me Will Smith, Diplo dhe Nicky Jam ndërkohë që ka folur edhe për dy hitet e saj muzikore, “Prisoner” dhe “Oh God”. Gjithashtu ajo ka shprehur dëshirën për të patur një bashkëpunim muzikor me Lil Uzi apo Cardi B pasi krahas muzikës ‘reggaeton’ ajo është e dashuruar edhe me atë ‘hip-hop’.

Pjesë nga shkrimi i revistës "Spindle"

fl.mi.
Komento