Ëndrrat e ndërprera të 14 vjeçares
Simona Dobrushi

Ëndrrat e ndërprera të 14 vjeçares<br />Simona Dobrushi
LECCO- Frazat e fundit të postuara në rrjetet sociale nga Simona Dubroshi, vajza më e madhe ndër tre motrat e vrara. Një gocë e zgjuar, e cila nuk kishte frikë që t’i përgjigjej me tonin e duhur edhe pyetjeve më të pakëndshme.
Në Ask.fm dikush e pati pyetur “si të dallojmë një person të mirë nga një person i keq?” ndërsa përgjigja e saj ishte:
“Si të mund të njohim një të mirë nga një të keq? Duke e provuar, apo jo? Kështuqë duhet ta njohësh personin para se të gjykosh”-ka shkruar Simona.
                             
Ndërsa në faqen e saj në Facebook, Simona nuk ishte e regjistruar me emrin e saj të vërtëtë por si Simona Gomez në shenjë të pëlqimit të saj ndaj aktores Selena Gomez, e cila ishte idhulli i saj bashkë me këngëtarin amerikan Justin Bieber.
 
Një 14 vjeçare e zellshme e cila duke injoruar se çfarë do t’i sillte e ardhmja, pyetjeve si “çfarë do të bëje sot sikur nuk do të kishtë një të nesërme?” ajo i përgjigjej “do mundohesha të realizoja ëndrrat e mia”.
Kushërira e saj në rrejtin social Facebook shkruajti për të:

“Ishe kushërira më e mirë në këtë botë,si munde të më lijë në këtë lum? Çfarë bërë të keqe që të mund të ndodhte kështu? Që tani më mungon dhe lotët që po derdh tani as që mund t’i imagjinosh”.

Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon

Barcelona 'prezanton' epokën Xavi 2, Laporta: Ekipi ka nevojë për stabilitet! Trajneri: Kemi harmoni me presidentin dhe Decon