Euro në nivel të ulët, ekspertët: Paratë informale në ndërtim, faktor ndikues

Euro në nivel të ulët, ekspertët: Paratë informale në ndërtim, faktor ndikues

Foto Ilustruese

Kjo javë ka nisur me një forcim të monedhës vendase ndaj të gjitha valutave, por që gjithsesi mbetet e frenuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.38 lekë, me një rënie prej 0.11 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar.

Ky është niveli më  i ulët që nga fillimi i muajit qershor, kohë kur Banka e Banka e Shqipërisë filloi një ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg me synim frenimin e rënies së euros. Kjo e fundit u nënçmua nga gati 134 lekë që ishte në ditët e para të janarit në 124.17 lekë në fillim qershori, niveli më i ulët në 10 vjet.

Ndërhyrjet e Bankës e rritën euron në ditët e para deri afër 130 lekëve, por më pas kursi u stabilizua në nivelin e 126 lekëve. Me fillimin e gushtit, kur tradicionalisht ka ofertë të shtuar nga emigrantët dhe turistët, euro ka shfaqur tendenca nënçmuese, që gjithsesi kanë arritur të mbahen nën kontroll nga Banka e Shqipërisë, e cila ka deklaruar se do të jetë vazhdimisht e pranishme në treg për të frenuar rënien e euros.

Në krahasim me fillimin e gushtit, euro ka rënë vetëm me 0.2 lekë, teksa luhatjet në ulje-ngritje kanë qenë të ulëta. Mbajtja nën kontroll e euros, në një kohë që ajo ishte e dobët në tregjet ndërkombëtare për shkak të krizës turke, ka bërë që dollari të rritet, me synim ruajtjen e raporteve në tregjet ndërkombëtare, duke u ngjitur deri afër 111 lekëve një javë më parë, niveli më i lartë që nga janari. Por ditën e sotme edhe monedha e gjelbër ka shënuar rënie, duke u këmbyer me 109.88 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës, 0.32 lekë më pak se të premten.

Ekspertët e kursit të këmbimit pohojnë se në këto kushte është e vështirë që të bëhen parashikime se si do të jetë ecuria e kursit të këmbimit në muajt në vijim. Nëse do të fillojë një fluks i ri ndërtimesh, kryesisht në kulla, ata presin që të hyjë sërish më shumë valutë në treg, duke ushtruar presion për nënçmimin e monedhës së përbashkët. Kanalizimi i parave informale në ndërtim ishte dhe një nga faktorët që ndikuan rënien e euros në pjesën e parë të vitit, sipas ekspertëve./Monitor

Kursi i këmbimit lekë/ euro

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'

I dënuar me burgim të përjetshëm, pendohet pas 26 vitesh anëtari i Camorra-s i njohur si 'Sandokan'