Nga kosto e lartë e jetesës te papunësia, ja shqetësimet e shqiptarëve, që po përkeqësohen

Nga kosto e lartë e jetesës te papunësia, ja shqetësimet e shqiptarëve, që po përkeqësohen

Rezultatet e Eurobarometrit

Papunësia, situata ekonomike dhe kosto e lartë e jetesës janë shqetësimet kryesore të shqiptarëve sipas rezultateve të Eurobarometrit të pranverës për Bashkimin Europian dhe vendet kandidate, rezultatet e të cilit janë publikuar në qershor nga BE.

Të anketuarit janë pyetur se cilat janë shqetësimet kryesore me të cilat përballet vendi dhe një pyetje e veçantë se cilat janë problemet me të cilat ata përballen personalisht.

Lidhur me shqetësimet, me të cilat përballet vendi, 36% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar se çështja kryesore është situata ekonomike, përkundrejt 15% që është përgjigja për të njëjtën pyetje për mesataren e Bashkimit Europian.

Papunësia është shqetësimi i dytë,  që është cilësuar i tillë nga 34% të të anketuarve. Për Bashkimin Europian papunësia përbën problee për 25% të të anketuarve.

Shqetësimi i tretë shëndeti dhe siguria sociale me 22% të të anketuarve (23% mesatarja e BE).

Inflacioni (rritja e çmimeve) është cilësuar si faktor nga 20% e të anketuarve shqiptarë.

Në pyetjet që lidhet direkt me çështjet kryesore me të cilat ata përballen për momentin, 40% janë përgjigjur që shqetësimi më i madh i tyre është rritja e çmimeve/inflacioni dhe kosto e jeteës. Edhe kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 29%.

E dyta është shëndeti dhe siguria sociale (21%, kundrejt 18% të BE) dhe e treta situata financiare e familjarëve tuaj, (20%, kundrejt 14% të BE).

Vlerësimi për situatën në përkeqësim

Në Eurobarometrin e këtij viti është rritur përqindja e atyre që mendojnë se situata ekonomike është keq dhe është ulur pesha e atyre që mendojnë se është mirë. 49% e të anketuarve shqiptarë në Eurobarometrin e pranverës 2018 mendonin se situata ekonomike është e mirë, 5 pikë përqindje më pak se në vjeshtë 2017. Në të kundërt, përqindja e atyre që mendojnë se situata është keq është rritur me 5 pikë përqindje në 51%.

Për situatën personale, 57% kanë deklaruar që është e mirë dhe 39% që është keq.

Megjithatë pritshëmrite mbeten pozitive, pasi mesatarisht mbi 50% e të anketuarve mendojnë se situata e tyre dhe ajo ekonomike do të jetë më e mirë.

Interesante është që kur pyeten për besimin te institucionet, shqiptarët kanë më shumë besim tek Bashkimi Europian (69%), sesa tek qeveria vendase (47%) dhe Parlamenti vendas (54%).

Shqiptarët perceptojnë se Bashkimi Europian për ta do të sjellë prosperitet ekonomik (58%), liri për të udhëtuar dhe punuar kudo në BE ( %) dhe mbrojtje sociale (49%)./Monitor


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 17/06/2018 10:58

    Polarizimi i ekonomise ,ku 5% e shqiptareve ka 90% te te ardhurave kombetare eshte shkaku kryesor . Te gjitha qeverite ,dhe kjo e sotmja tendencen e kane ne favirizimin e kompanive te medha me mendimin qe shtojne punesimin ( nuk perjashtohet dhe korrupsioni sidomos me PPP qe hane nje kancer qe gerryen financat publike dhe pa efektivitet ekonomik te madh) dhe mungesa e ndihmes financiare per bisnesin e vogel qe rrit dhe ekonomine dhe punesimin e shpejte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës

Erdogan: Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen e palestinezëve! E domosdoshme krijimi i shtetit të Palestinës