Eurobondi, ministri Ahmetaj flet për Report Tv: Jemi optimist, ky është test për Shqipërinë

Sot Shqipëria pritet të dalë në tregjet ndërkombëtare me synimin për të marrë 500 milionë euro përmes emetimit të eurobondit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një lidhje telefonike për Report Tv nga Parisi aty ku po ndjek hap pas hapi procesin, është shprehur optimist. Ahmetaj ka thënë se ky është një moment shumë i rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Ministri ka sqaruar se dalja e Shqipërisë në tregun ndërkombëtarë të kapitalit, është një pikë kthese. Më herët pati një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se përgjigjen për gjendjen e ekonomisë shqiptare do e japin tregjet botërore.

Ne jemi në një moment të rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Përtej debatit për pushtet, ky është një test për ekonominë shqiptare. Tregjet na shohin ashtu siç jemi, dhe jo ashtu si debatojmë. Tregjet kanë mirëpritur reformat tona. Ka një diferencë të madhe për kthesën që ka marrë ekonomia për këto vite. Aq më tepër, që ne synojmë të jemi ndryshe dhe ky vendim të jetë afatgjatë. Interesimi i investitorëve është i konsoliduar dhe ata e mendojnë Shqipërinë në një trend pozitiv.

Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë dhe Financave

I pyetur nga gazetarja Aida Toncica, lidhur me vlerësimin e Moody-s për rritjen ekonomike dhe situatën ku ndodhet ekonomia shqiptare, Ahmetaj ka thënë se vlerësimi nga Moody është një tjetër tregues për mënyrën sesi po na perceptojnë tregjet e huaja.

Patjetër që ky moment është një vlerësim. Kemi kaluar në një tjetër aspekt për mënyrën sesi na perceptojnë tregjet. Kompanitë e vlerësimit i kanë parë të dhënat. Ne kemi akoma një borxh të lartë që do punojmë për t’a ulur.

Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë dhe Financave

Ahmetaj ka sqaruar funksionimin në rast se miratimi të marrëveshjes. Ministri ka thënë se bëhet fjalë për një ofertë parash, e cila do të paguhet në një afat më të gjatë kohor dhe me më pak interes.

Ajo që po bëjmë është një ofertë prej 200 milionësh për t’a tërhequr. Kjo na bën të tërheqim koston për 2020. Në vend që ta paguajmë të gjithë në 2020, ne po e zëvendësojmë me një borxh me kosto më të ulët. Do të thotë që do e bëjmë qeverinë të tërhiqet nga borxhi i brendshëm. Ky është thelbi i këtij transaksioni.

Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë dhe Financave

Ministri ka thënë se paraqitja e sotme e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare tregon të vërtetën dhe rrit perceptimin pozitiv të investitorëve të huaj për Shqipërinë.

Ky është skaneri dhe makina e të vërtetës. S’ka rëndësi çfarë themi, pasi flet tregu. Ky transaksion shkon në drejtim të uljes së kostos dhe lehtëson taksapaguesit shqiptarë. E dyta, ndikimi ekonomik dhe perceptimi nga investitorët rritet dhe kjo bën që Shqipëria të jetë tërheqëse për investitorët e huaj. Lehtësohet kosto, po zëvendësojmë borxhe më të shtrenjta me borxhe më të lira. E gjithë historia e daljes në treg është testosh veten dhe të ulësh kostot.

Arben Ahmetaj, ministër i Ekonomisë dhe Financave

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë