Eurodeputeti gjerman, Fleckenstein: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, BE të çelë negociatat

Eurodeputeti gjerman, njëkohësisht edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka kërkuar nga Këshilli Europian që të hapen negociatat me Shqipërinë. 

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian ai tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe meriton një vendim pozitiv nga BE për të përfituar hapjen e negociatave për anëtarësim. 

Në Shqipëri ka patur progres të qartë dhe çështjet sa i takon sundimit të ligjit po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ndoshta edhe më mirë se në disa vende brenda Bashkimit Europian. Prandaj, ne duhet të hapim bisedimet e anëtarësimit me këtë vend.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në PE

Në lidhje me Kosovën ai tha: "Të mos harrojmë që kriteret për liberalizimin e vizave janë plotësuar tashmë"

Eurodeputeti Knut Fleckenstein kërkoi gjithashtu edhe hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe avancimin e tyre në kapitujt e tjerë për rastin e Serbisë dhe Malit të Zi.

l.q./al.sp.
Komento