Euronews: Bunkerë të kthyer në
muze,BunkArt i pari në Tripadvizor

Euronews: Bunkerë të kthyer në<br />muze,BunkArt i pari në Tripadvizor<br /><br>
173,371 bunkere janë ndërtuar në Shqipëri nga viti 1975 deri në vitin 1983, ndërkohë shumë prej tyre pas rënies së sistemit komunist janë përdorur si bare, restorante, hotele dhe muze. Kështu nis shkrimi i agjencisë së lajmeve Euronews kushtuar bunkereve të ndërtuar në Shqipëri nga sistemi komunist.

Në shkrim shkruhet se bunkeret gjetën përdorime të shumta, ndërkohë që në të shkruhet edhe për Bunk’Art, të cilin e cilëso si tërheqjen kryesore turistike në Tiranë.

Në 2014 një bunker shumë i madh në periferi të kryeqytetit u shndërrua në Bunk’Art. Fillimisht i ndërtuar për diktatorin Enver Hoxha dhe bashkëpuntorët e tij si strehim, sot ky bunker është shndërruar në një hapësirë të ekspozitave kulturore, performancave dhe koncerteve, duke u renditur në vend të parë në Trip Advizor, duke tërhequr mijëra vizitorë.

Duke parë suksesin e Bunk’Art, në nëntor të vitit 2016 një tjetër muze që do të mbante emrin Bunk’Art 2 do të hapej në qendër të Tiranës. Ndërkohë që bunkeret janë një simbol i të shkuarës së errët të vendit, për ta luftuar këtë perceptim, disa artistë shqiptar i kanë përdorur për të promovuar mesazhe pozitive dhe prosperiteti.

Gjithashtu Euronews e sjell në vëmendje se këta bunkerë të cilët ishin ndërtuar për një luftë e cila nuk u bë kurrë, mund të përdoren për të rritur ekonominë e vendit duke u shndërruar në dhoma frigoriferike, kinema, hostela, muze, vende ekspozitash dhe punishte.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit