Europa League, Lazio i jep leksion Marsejës, vijojnë me fitore Arsenal e Chelsea

Europa League, Lazio i jep leksion Marsejës, vijojnë me fitore Arsenal e Chelsea

Lazio tregohet e madhe në Europa League. Bardhekaltrit fituan 3-1 në “Velodrome” ndaj Olimpikut të Marsejës dhe shohin kalimin për në fazën e 1/16. Ndeshjen e zhbllokoi goli me kokë i Ëallace që në minutën e 10-të ndërsa Caicedo gjen edhe dyfishimin kur kishte kaluar një orë lojë.

Francezët e Marsejë ngushtojnë diferencën me golin e Dimitri Payet por në të 90-tën shënon edhe Marusic për Lazion që fiton 3-1 në Francë dhe ngjitet në kuotën e 6 pikëve në vendin e dytë në grupin H të Europa League.Grupin e kryeson Frankfurti me 9 pikë pasi mbrëmë mposhti 2-0 Apollon.

Vetëm fitore në Europa League njeh edhe Chelsea i drejtuar nga Maurizio Sarri. Londinezët me fytyra të reja në formacion mposhtën 3-1 Bate Borisov me tregolëshin e shënuar nga Ruben Loftus-Cheek. Chelsea kryeson grupin L me 9 pikë të plota ndërsa hungarezët e Vidi fituan në Selanik 2-0 ndaj PAOK-ut vendas.

Ndërsa Milani nuk ngre kokë. Pas humbjes në derbi kuqezinjtë e Gattuso-s pësuan edhe një humbje shokuese në Europa League. Real Betis fitoi 2-1 në “San Siro dhe morri kryesimin e grupit F me 7 pikë.

Sanabria në pjesën e parë dhe Lo Celso në të dytën shënuan golat për skuadrën spanjolle ndërsa golin e nderit për Milanin e shënoi Cutrone.Milani mban vendin e dytë në grup me 6 pikë por sheh ti afrohet Olympiacos që fitoi 2-0 në Luksemburg ndaj Dudelange.

Me golin e shënuar nga Danny Ëelbeck Arsenali fitoi ndeshjen e tretë radhazi në Europa League. Topçinjtë mposhtën 1-0 Sportingun e Lisbonës dhe kryesojnë grupin E me 9 pikë të plota.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet