Europa League/ Milani mposhtet nga Betis në “San Siro”, Arsenal vijon fitoret 

Europa League/ Milani mposhtet nga Betis në “San Siro”, Arsenal vijon fitoret 

Nga ndeshja Milan-Real Betis

Disfata në derbi në minutat e fundit nuk I ka shërbyer Milanit, pasi skuadra kuqezi është mposhtur 0-2 nga Betisi në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të “Europa League”.

“Djalli” i dha tonin në fillim sfidës, por me kalimin e minutave uli ritmin. Nga kjo përfituan spanjollët, të cilët falë edhe ndërhyrjes së gabuar të Pep Reinas morën avantazhin në Milano. Autori i golit ishte Sanabria, i cili nuk e pati të vështirë të dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur. 

Me këtë fitore Betis merr kryesimin e grupit F me 7-t pikë, 1 më shumë se Milani i vendit të dytë. Olimpiakos ndërkohë renditet I treti me katër pikë, pas fitores 0-2 në ndeshjen tjetër të këtij grupi kundër Dudelanxh. 

Në Portugali, Arsenali I Emery ka vijuar ecurinë e fitoreve. “Topçinjtë” kanë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Sportingun e Lisbonës. Golin me vlerë tre pikët e realizoi Dani Uelbek në minutën e 77-t, duke I dhënë njëkohësisht mundësinë londinezëve të shkëputen në vendin e parë në grupin E. Sfida tjetër e këtij grupi ndërkohë mes Qarabag dhe Vorsklas ka përfunduar 0-1.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë