32 të qindat e sekondës djegin Luiza Gegën, renditet e 4-ta në Europianin e Atletikës

32 të qindat e sekondës djegin Luiza Gegën, renditet e 4-ta në Europianin e Atletikës

Luiza Gega

Berlin- Luiza Gega e mbyll Europianin e Atletikës në vend të katërt por i shkoi shumë pranë medaljes se bronzit të cilën e humbi për vetëm 32 të qindat e sekondës.

Në garën e 3000 metrave me pengesa atletja shqiptare bëri një paraqitje të mirë por e mbylli në vend të katër me kohën 9 minuta 24 sekonda e 78 të qindat.

Gega ishte gjatë çdo kohe të zhvillimit të garës por më pas kaloi në vend të katër dhe për fat të keq vendin e tretë dhe medaljen e bronzit e humbi për vetëm 32 të qindat e sekondës. Gjithsesi ky është një rezultat shumë i mirë për kampionen e Mesdheut.

Kampione në garën e 3000 metrave me pengesa u shpall atletja gjermane Krause.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 13/08/2018 08:41

    Ja dhe një lajm i mirë! Bravo Luizës “gazelës” shqiptare!❤️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia

Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia